Shtatë gjëra interesante që duhet të dini rreth Bitcoin - Telegrafi Marketing

Shtatë gjëra interesante që duhet të dini rreth Bitcoin

Themelimi i Bitcoin

Origjina e Bitcoin gjurmët e para i ka në vitin 2008, kur krijuesi i saj me pseudonim Satoshi Nakamoto, botoi një dëshmi të konceptit për Bitcoin. Nakamoto u largua nga projekti në 2010, por zhvilluesit e tjerë e vazhduan punën.

 Një krijues i paidentifikuar

 Identiteti i vërtetë i krijuesit të Bitcoin-it nuk është konfirmuar kurrë. Disa kanë supozuar se e kanë gjetur krijuesin e Bitcoin në vitin 2014, Satoshi Nakamoto mirëpo ai e ka mohuar fuqishëm këtë.

 Në vitin 2015, një sipërmarrës australian i quajtur Craig Wright tha se ai ishte krijuesi i Bitcoin, por ai nuk mund të prodhonte dëshmi për të mbështetur pretendimin e tij.

 Pica është produkti i parë i blerë me Bitcoin

 Transaksioni i parë që përfshinte Bitcoin u raportua më 22 maj 2010, kur një programues i identifikuar si Laszlo Hanyecz tha se ai “tregtoi me sukses 10,000 bitcoins për të blerë picë”. Deri më 28 gusht 2017, 10,000 bitcoins kanë vlerë rreth 43 milionë dollarë.

 Humbja më e madhe e Bitcoin

 Në fillim të vitit 2014, Bitcoin pësoi një humbje shkatërruese. Rreth 460 milionë dollarë nga monedha (në vlerën e vitit 2014) u vodhën. Kjo ishte humbja më e madhe e bitcoins ndonjëherë dhe ngriti shqetësime rreth asaj se sa e sigurt ishte monedha.

 Investitorët milionerë të Bitcoin

 Ndër investitorët më të rëndësishëm në Bitcoin përfshijnë Cameron dhe Tyler Winklevoss (binjakët e arsimuar në Harvard). Ata investuan 11 milionë dollarë në Bitcoin në vitin 2013, një shumë që thuhet se ishte rreth 1 për qind e të gjithë bitcoins në qarkullim në atë kohë.

 Një tjetër investitor është edhe sipërmarrësi Erik Finman, i cili ka investuar 1.000 dollarë në Bitcoin kur ishte 14 vjeç dhe tani është milioner.

 Bitcoin e pëlqejnë edhe të famshmit

 Persona të famshëm kanë shprehur gjithashtu entuziazëm për Bitcoin. Gwyneth Paltrow, Ashton Kutcher, Nas dhe Floyd Mayweather, të gjithë kanë investuar në Bitcoin.

 Ju mund të blini shumë gjëra me Bitcoin

 Njerëzit gjithmonë pyesin se çfarë mund të blehet me Bitcoins. Por pyetja e vërtetë duhet të jetë: Çfarë nuk mund të blehet me bitcoins? Tani shumë gjëra mund të blehen përmes kësaj monedhe dhe numri i tyre po rritet dita e ditës.