Ju pëlqen apo jo, jetojmë e punojmë në një ambient skajshmërisht konkurrues. Dikur bizneset ishin në gjendje që të kenë sukses duke arritur që të gjejnë një lokacion të mirë fizik për reklamën e tyre apo të krijojnë marketing me njerëz të cilët “flasin mirë” për ta. Por, këto ditë marketingu është esencial për sukses.
Marketingu si koncept filloi që të krijojë popullaritet të madh dhe implementim nga fillimi i shekullit 20-të si një zgjerim i natyrshëm i konsumimit, që ishte një motivues shoqëeror në rritje për shkak të refuzimit të kolonializmit.
Dy llojet e marketingut për të cilat po shkruajmë janë vet-përshkruese, por për qartësi më të madhe, Marketingu Digjital definohet si “marketingu i produkteve ose shërbimeve që shfrytëzojnë kanalet digjitale për të arritur deri te konsumatorët. Synimi kyç është që të promovohen brendet me anë të formave të ndryshme të medias digjitale. Marketingu digjital është terminologjia përmbledhëse e aktivitetit të marketingut që ndërmeret në kompjuterë, telefonët mobil apo mjete tjera digjitale, teksa marketingu digjital përfshin marketingun ku do tjetër.
Marketingu Digjital
Marketingu Digjital apo Online Marketing është qasje në tregun global online. Është e natyrshme që epoka e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe internetit të ndikojë në të gjitha sferat, e sidomos në marketing.
Marketingu Digjital përfshin platformat si:
Marketingu i përmbajtjes (content marketing)
Rrjetet sociale – Facebook dhe Instagram
Rrjetet sociale të biznesit si Linkedin
SEO
Reklamat promocionale me e-mail
Pop ups të paguar
Blogjet
Linqet dhe kontenti viral etj
Më poshtë do t’iu sjellim një listë prej hiç më pak se 11 benefiteve që do t’i keni nga Marketingu Digjital e kurrë s’mund t’i keni me Marketing Tradicional.
Kosto më e vogël
Reklamat në gazeta, televizione e radio kushtojnë shumë. Marketingu në internet në anën tjetër është një gjë që edhe sipërmarrësit e rinj mund ta bëjnë me pak para të kursyera.
Kështu, edhe studentët mund të krijojnë biznese fillestare (start ups) falë kostos mjaft të lirë të Marketingut Online. Kjo ndihmon në zgjerimin e mëtutjeshëm të të bërit marketing, duke zgjeruar financiat e duke thyer barrierat si mosha.
Rezultatet në kohë reale
Me marketingun tradicional, duhet të prisni me javë, e edhe me muaj para se të ketë efekt reklama juaj. Në këtë betejë mes Marketingut Digjital dhe atij Tradicional, Marketingu Digjital fiton sërish për shkak të rezultateve më të shpejta.
Ju mund të shikoni gjithçka në kohë reale përfshirë:
-Numri i vizitorëve
-Koha më aktive e ditës
-Shifrat e konvertimit
-Bounce Rate
Kur keni rezultatet në kohë reale, qoftë për të mirë, e qoftë negative, ju nuk humbisni kohë për të ndërmarrë veprime të caktuara.
Zhvillimi i brendit
Statistikat e Marketingut Digjital dhe Marketingu Tradicional mund të maten, por një gjë që këto statistika nuk marrin parasysh është krahasimi mes dy formave të marketingut kur bëhet fjalë për imazhin e brendit, të cilit i jep fuqi Marketingu Digjital. Kjo është për shkak të hapësirës së kufizuar dhe frekuencës së reklamave me Marketing Tardicional, e në këtë kategori qartësisht fiton Marketinu Digjital.
Ju mund të keni një ueb faqe të tërë në vend të një kolumne në një faqe të gazetës. Ju mund të servoni përpara njerëzve gjithçka që dëshironi dhe kur të dëshironi në blogun tuaj, apo në faqen në rrjetet sociale. Me këtë hapëisrë, ju mund të krijoni imazh konsistent për kompaninë tuaj.
Kjo është një gjë që reklamat në radio apo të postuara në gazeta nuk mund t’iu ofrojnë. Dhe, po ashtu do t’iu ndihmojë në rendimin e biznesit.
Nuk është e imponuar
Njerëzit që blejnë gazeta nuk e blejnë për reklamat në të. Njerëzit dëgjojnë radion për muzikë dhe parashikimin e motit. Mos të harrojmë se radio tashmë është koncept në vdekje e sipër. Njerëzit blejnë revista për shkak të përmbajtjes në të dhe jo për reklamat e përfshira në të. Kështu, mund të themi me siguri të plotë – marketingu tradicional kalon gjithmonë duke u injoruar.
Në anën tjetër me Marketingun Digjital ju mund të zgjedhni reklamat që dëshironi t’i shihni. Nuk ua servohet përpara ftyrës, përpos reklamave pop up. Ju mund të zgjedhni që të injoroni e-mailat me reklama. Ju mund të zgjedhni që të largoheni nga diskutime të caktuara nga rrjetet sociale, apo faqe të brendeve. Ju mun të targetoni audiencën në rrjetet sociale. Në betejën mes Marketingut Tradicional dhe Digjital, është Marketingu Digjital që duket si kandidati që di të intrigojë njerëzit dhe jo t’i nervozojë ata.
Ekspozim më të madh
Tash nuk mund të thuani se reklamat televizive ose reklamat në secilën gazetë do të arrijnë të mbulojnë pjesën më të madhe të popullsisë. Çdo tentim për të bërë reklamim tradicional është i kufizuar në një lokalitet të caktuar.
Në anën tjetër reklama online arrin në gjithë botën, kështu që nuk humbisni asnjë vend varësisht nga interesi juaj.
Ndërveprim më të madh
Me Marketing Tradicional, ju nuk mund të krijoni ndërveprim me audiencën që ju e synoni. Ju duhet që të prisni për përgjigjet që mund të vijnë te ju nga klientë të interesuar para se të planifikoni hapin e radhës. Ky është proces i gjatë dhe i lodhshëm.
Marketingu Digjital ju mundëson që të krijoni ndërpreim me audiencën në kohë reale. Ju mund të bisedoni dhe të diskutoni për gjithçka rreth brendit tuaj ose kompanisë menjëherë me audiencën aktuale. Po, kjo kërkon më shumë angazhim po ashtu edhe nga ana juaj. Ju duhet të jeni gati që të investoni kohën tuaj ose në krijimin e një ekipi të PR-it në kuadër buxhetit tuaj të marketingut.
Publicitet më i shpejtë
Për shkak të rezultateve në kohë reale që mundëson Marketingu Digjital, ju arrini që njëkohësisht të krijoni edhe publicitet. Nëse jo, atëherë së paku e dini se reklama e caktuar nuk funksionon për ju.
Marketingu Digjital vs Marketingu Tradicional është pothuajse një krahasim jo i drejt për shkak se ai i vjetri nuk lë gjurmë të reagimeve, kurse tani kemi komente, pëlqime e shpërndarje me të cilat ju mund të arrini audiencë të re pas secilit nanosekond.
Nuk ndërpriten
Audienca mund të zgjedhë që të largojë reklamat. Marketingu Digjital vs Marketingu Tradicional kanë dallime më pak të diskutueshme, por që janë kruciale. Për shembull, opsioni për të zgjedhur reklamat. Me Marketingun Tradicional, flyerët ju servohen teksa hyni në autobus. Një reklamë televizive ju ndërpren një serial tejet të preferuar tuajin në momentin më të madh të koncentrimit.
Në anën tjetër, Marketingu Digjital do të ofrojë mundësinë e zgjedhjes së kohës dhe medias. Po ashtu, ju nuk mund të kërkoni gazeta pa reklama. Por, ju mund të largoni reklamat në internet nëse nuk jeni të interesuara për to.
I mirë për të gjitha fazat e fushave të caktuara
Ekzistojnë disa gjra në të cilat Marketingu Digjital ka precedente kur flitet për betejën me Marketingun Tradicional.
Ju nuk keni nevojë që të brengoseni për madhësinë e biznesit tuaj dhe stafin për të arritur maksimumin e potencialit në prezencën në internet. Me marketingun tradicional, bizneset më të vogla janë në disavantazh. Zgjerimi virutal nuk kërkon numër të madh të njerëzve të vërtetë për t’i menaxhuar gjërat.
Statistikat e lehta
Me Marketing Digjital ju e dini shumë mirë se çka po funksionon e çka jo me anë të instrumenteve matëse të statistikave siç janë Insights nga Facebook apo Google Analytics, etj.
Kjo u ndihmon njerëzve që shfrytëzojnë marketingun që të jenë një hap para njerëzve që i besojnë Marketingut Tradicional.
Ri-rafinimi i Strategjisë
Arritja e rezultateve dhe statistikat në kohë reale ju japin mundësinë që të jeni në hap me strategjinë që planifikoni. Kur e dini se si gjërat po shkojnë, ju do të keni rastin për të përmiërsuar nga keq në mirë dhe nga mirë në shumë mriz. Me Marketing Tradicional, mendimet negative mund të mos ju brengosin pasi tashmë biznesi juaj ka shkuar mjaft poshtë.
Reklamimi Online vs Tradicional – në statistika krahasimi mes tyre, ju ndihmon që të kuptoni se çka po shkon mirë për ju e çka jo. Statistikat tradicionale do të ishin të vonuara për të përmirësuar strategjinë gjatë rrugës kur po implementohet reklama, ndërsa kështu do të ishte vonë që të bëhej ri-rafinimi i strategjisë.
Tashmë dihen përparësitë dhe ato qartë përcaktojnë si fitues të betejës Marketingun Digjital.
Koha është t’i besoni edhe ju digjitalizimit dhe ta kaloni reklamimin në platformat online dhe Marketingu në Telegrafi.com është mundësi ideale për t’i arritur synimet tuaja, me statistika në kohë reale dhe mundësi për të caktuar përmbajtjen e dëshiruar me asistencë të vazhdueshme nga specialistë të fushës. /Telegrafi/