Rritja e popullaritetit të shpejtë të video reklamimit online është konfirmuar edhe me shifra të reja që tregojnë se tregu i këtij lloji është rritur 90 për qind përkatësisht 63 milion Euro në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2011, dhe është dyfishuar në shumicën e tregjeve evropiane.
Së bashku me reklamimin në telefona mobil dhe rrjetet sociale, video ka ndikuar në rritje të reklamimit online në 21.3 për qind, sipas IAB (International Advertising Bureau) Evropë.
Online është një rritje e rëndësishme në tregun e përgjithshëm reklamues. Në vitin 2011 përfshinte 28.7 për qind të reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar, e njëherit ndër më të mëdhatë në Evropë. Nëpër Evrope, online përfshinë 18 për qind të tregut reklamues.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu mban vendin e parë me shpenzime më të larta në fushën e reklamimit online. Pas Mbretërisë së Bashkuar vjen Gjermania, Franca, Holanda, Italia dhe Spanja që mes tjerash përfshijnë 74 për qind të tregut total. Evropa Qendrore dhe Lindore tani përfaqësojnë 9.8 për qind të totalit.
Duke pasur parasysh që Kosova është ende në zhvillim e sipër në tregun e teknologjisë informative, portalet kosovare në përgjithësi janë duke kontribuar në zhvillimin e reklamimit online. Telegrafi si portali me i vizituar shqiptarë, përmes platformës së re të marketingut vazhdon të sjell inovacion në treg dhe njëkohësisht të krahasohet me vendet e rajonit dhe mbarë botës.
Reklamimi online është një mundësi shumë e favorshme për bizneset kosovare pasi që me një kosto të ulët mund të lansojn një kampanjë të suksesshme para një numri shumë më të madh të vizitorëve. A mendoni se kompanitë kosovare duhet të jenë me aktive në reklamim online? /Telegrafi