Pse t’i përfshini videot në strategjinë e marketingut digjital gjatë vitit 2019? - Telegrafi Marketing

Pse t’i përfshini videot në strategjinë e marketingut digjital gjatë vitit 2019?

Bizneset kanë nevojë për një strategji të marketingut përmes videove – dhe kjo nuk është diçka e re. Ajo që ka ndryshuar kohëve të fundit është se sa e rëndësishme është bërë video në çdo platformë dhe kanal digjital.

Videot po përdoren jashtëzakonisht shumë për të promovuar produkte ose shërbime nga bizneset, për të rritur “engagement” në media digjitale, për të edukuar konsumatorët dhe për të arritur target audiencën.

Është e qartë se sot video dominon absolutisht internetin. Sipas një raporti të kohëve të fundit nga HubSpot, katër nga gjashtë kanalet kryesore në të cilat konsumatorët globalë shikojnë video janë kanalet online duke përfshirë rrjete sociale ose media digjitale.

Nëse i mendoni të gjitha procedurat që duhen kaluar për krijimin e një video duke filluar nga pajisjet elektronike, kamerat deri te ndriçimi apo zgjedhja e temës, video marketingu mund të duket si diçka mjaft e komplikuar.

Për këtë arsye vazhdoni të lexoni më poshtë dhe të mësoni gjithçka që duhet të dini rreth strategjisë së video marketingut.



Pse t’i kushtoni më shumë rëndësi videove gjatë vitit 2019?

Viti 2018 e transformoi videon nga një taktikë e vetme e marketingut në një strategji të tërë të biznesit. Videot e personalizuara po formojnë të ardhmen e marketingut, shitjes dhe shërbimit të klientit.

Sipas hulumtimeve më shumë se 50% e konsumatorëve duan të shohin video nga markat e tyre të preferuara dhe nuk e konsiderojnë atë si reklamë irrituese por si diçka informative dhe argëtuese për t’u shikuar. Një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve gjithashtu thonë se videot i ndihmojnë ata të bëjnë marrjen e vendimeve gjatë procesit të blerjes.

Krijimi i një video është e arritshme për bizneset e pothuajse çdo madhësie për arsye se nuk ka një kosto të lartë dhe mund të xhirohet me telefonin tuaj të mençur dhe si përfundim të ketë cilësi mjaft të lartë.

Llojet Videove

Para se të filloni, së pari duhet të përcaktoni llojin e videove që dëshironi të krijoni. Shikoni listën me poshtë për të kuptuar më mirë mundësitë tuaja.

Brend Video

Videot e markave zakonisht krijohen si pjesë e një fushate më të madhe reklamimi, që shfaqin vizionin, misionin ose produktet dhe shërbimet e nivelit të lartë të kompanisë. Qëllimi i videove të brendeve është të ndërtojë vetëdijen rreth kompanisë, të intrigojë dhe të tërheqë audiencën.



Video të eventeve

A është biznesi juaj duke organizuar një konferencë, mbledhje fondesh ose një lloj tjetër ngjarjeje? Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të prodhuar video interesante të cilat mund të përfshijnë intervista, prezantime nga ngjarja etj.

Video edukative “How to”

Videot me udhëzime mund të përdoren për të mësuar audiencën diçka të re ose për të ndërtuar njohuritë themelore që do t’ju nevojiten për të kuptuar më mirë biznesin, produktin apo shërbimet. Këto video mund të përdoren gjithashtu nga ekipet e shitjes në rastet kur ata punojnë me klientët.



Video Shpjeguese

Ky lloj i videos përdoret për të ndihmuar audiencën tuaj të kuptojë më mirë pse ata kanë nevojë për produktin ose shërbimin tuaj.

Studime rasti me konsumatorë

Njerëzit duhet të dinë se produkti juaj mund (dhe do) të zgjidhë ndonjë problem specifik të tyre. Një nga mënyrat më të mira për të vërtetuar këtë është krijimi i videove të studimit të rasteve që shfaqin klientët tuaj të kënaqur dhe besnikë. Këta njerëz janë reklama tuaj më e mirë. Bëni video të tyre duke përshkruar sfidat dhe se si kompania juaj ndihmoi në zgjidhjen e tyre.

 Live Video

Videoja Live u jep shikuesve tuaj një pamje të veçantë, prapa skenave në kompaninë tuaj. Po ashtu tërheqë më shumë rrjedha dhe norma më të larta të angazhimit. Intervistat, prezantime dhe ngjarje të drejtpërdrejta, ju inkurajoni shikuesit të komentojnë me pyetje dhe të përcjellin ngjarjen në kohë reale.