E ardhmja e PR-it (public relations – marrëdhënieve me publikun) mbetet mjaft luhatshme, teksa bota e PR-it dhe ajo e marketingut vazhdojnë të kenë konvergjencat e tyre.
Dallimet mes PR-it dhe Marketingut janë brengosëse sidomos me integrimin e modelit PESO (paid – paguar, earned – fituar, shared – shpërndarë, owned media – mediat e zotëruara).
Ekziston një vijë e hollë mes të dyjave
Një raport në vitin 2017 nga USC Annenberg Center for Public Relations citon se 60% e zyrtarëve të PR-it dhe marketingut i kanë parashikuar pozitat e tyre të bashkuara në një të vetëm funksion deri në vitin 2022. Me tri vite përpara, pak gjëra kanë ndryshuar. Sipas raportit të këtij viti, 60% e zyrtarëve të marketingut besojnë se PR-i dhe marketingu do të jenë në vijë më të afërt, teksa vetëm gjysma e profesionistëve të PR-it ndihen në të njëjtën mënyrë.
Ku kanë shkuar ekspertët?
Këshilluesit e SEO-s janë duke fituar ekspertizë në atë që quhet “earned media” (media e fituar) nga modeli PESO. Por, siç dihet e gjitha që këta këshillues mund të shesin, e dinë të shesin, janë linqe përkrahëse për SEO dhe jo relacione me median, siç do të dëshironim të definonim. Një trend tjetër që vërehet është tek kompanitë që merren me riparimin e reputacionit, se ata po mësojnë klientët që të mësojnë shkathtësinë e krijimit të përmbajtjes.
As agjencitë e SEO-s e as kompanitë për riparimin e reputacioneve nuk po i bëjnë këto aktivitete mirë. Kjo nuk është puna që ata dinë të bëjnë më së miri. Ajo që këto kompani shesin për kontent (përmbajtje) është duke u sjellë klientëve të tyre më shumë dëme se sa dobi.
Kjo është edhe arsyeja pse PR-i dhe jo marketingu duhet ta zotërojë modelin PESO.
Rregullimi i reputacionit, një lojë e gjatë
Është shqetësuese si si kompani të mëdha ua besojnë riparimin e reputacionit agjencive që s’kanë të bëjnë me një fushë të tillë që i takon kryekëput PR-it.
Taktikat teknike të SEO-s të premtuara si riparuese të reputacionit mund të pranohen nga kompani me përvojë të vogël, por kështu nuk duhet të ndodhë. Gjetja e ekspertëve me përvojë të mirë e qëllim të mirë, të cilët premtojnë vetëm aq sa dinë dhe mund të ofrojnë, është më e lehtë për t’u thënë, më e vështirë për t’u bërë në realitet.
Nëse është një gjë që operatorët ilegalë (black-hat) dinë të bëjnë mirë është që ta pozicionojnë veten mirë në Google.
PESO është esenciale për menaxhimin e reputacionit online. PESO dhe e gjithë madhështia e integruar e saj është esenciale për të ndërtuar një reputacion të fuqishëm e të qëndrueshëm, si on ashtu dhe offline.
Menaxhimi i reputacionit është dhe do të jetë gjithmonë një provincë e arsyeshme në botën e PR-it. Public Relations (PR) – dhe jo marketingu, IT ose ndonjë fushë tjetër duhet ta zotërojë këtë.
Kush di të bëjë përmbajtje (kontent) më kredibil dhe me kualitet të lartë se sa tregimtarët të ndërtuar me themele të fuqishme mbi gazetarinë objektive?
A ka ndonjë disiplinë më të kualifikuar për të shfrytëzuar median e shpërndarë (a.ka. sociale) për të ndërtuar relacione, se sa vet disiplina që e ka relacionin në vet emrin e saj (Public relations).
Sociali i paguar i takon PR-it
Reklamimi i paguar ende shihet si territor i marketingut. Por, mediat e paguara nën modelin PESO përfshijnë gjëra që janë pa dyshim më të afërta me PR-in se sa me reklamimin.
Ekspertë të PR-it kanë shfrytëzuar e perfeksionuar blloqet e modelit PESO për vite të tëra. Profesionistët e PR-it duhet që të zotërojnë reputacionin online për të mbrojtur organizatat dhe klientëve që u shërbejnë.
Dhe, kjo do të thotë se PR-i gjithashtu duhet ta zotërojë SEO-n.