Pse është marketingu i rëndësishëm edhe në mes të krizës ekonomike? - Telegrafi Marketing

Pse është marketingu i rëndësishëm edhe në mes të krizës ekonomike?

“Kur kohërat janë të mira, ju duhet të reklamoni. Kur kohërat janë të këqija, ju DUHET të reklamoni.”

Kur ekonomia ngadalësohet dhe biznesi është i pasigurt, një nga gjërat e para që kompanitë shpesh shkurtojnë është buxheti i tyre i marketingut. Mes pandemisë aktuale të koronavirusit dhe krizës ekonomike, bizneset e vogla kudo janë duke marrë goditje. Megjithatë, për bizneset që kanë burime, marketingu është më i rëndësishëm tani se kurrë për ruajtjen jetëgjatësisë së biznesit tuaj. Duke krijuar qëllimisht dhe duke iu përmbajtur një strategjie marketingu gjatë gjithë rënies aktuale ekonomike, kompanitë mund të krijojnë mundësi aty ku nuk janë konkurrentët dhe të rimëkëmben shpejt pasi ekonomia të jetë rikuperuar, duke e pozicionuar veten për rritje për vitet në vijim.

Një strategji e qëndrueshme marketingu në mes të pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike:

 

Angazhoni dhe mbani një listë besnike klientësh

Gjatë një rënie ekonomike, pasuria juaj më e madhe si kompani është baza juaj ekzistuese e klientëve. Mesatarisht, blerja e një klienti të ri kushton pesë herë më shumë se mbajtja e një klienti ekzistues. Më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kuptoni se si klientët tuaj e përcaktojnë vlerën. Ndërsa bota rreth tyre ndryshon, zakonet blerëse të klientëve do të ndryshojnë gjithashtu. Duke i kushtuar vëmendje asaj që vlerësojnë klientët tuaj, është e mundur të rrisni besnikërinë dhe angazhimin e brendit tuaj.

Krijoni besimin e brendit

Në kohë pasigurie dhe kaosi, klientët shikojnë markat ose brendet që u besojnë. Nëse nuk po i komunikoni vlerën e produkteve dhe shërbimeve tuaja klientëve tuaj, bizneset tjera do ta bëjnë këtë. Duke mbajtur një prani të vazhdueshme gjatë rënies aktuale ekonomike, ju do të komunikoni në mënyrë efektive një mesazh fuqie dhe stabiliteti për klientët tuaj, se keni atë që duhet për të përballuar stuhinë. Duke u treguar klientëve se jeni aty me ta dhe se si mund t’i ndihmoni ata vërtetë, do të flasë shumë për biznesin tuaj, edhe pasi të kalojë kriza.

Poziciononi brendin për rritje në të ardhmen

Është dokumentuar mirë se kompanitë që mbeten të qëndrueshme me reklamat e tyre gjatë vështirësive ekonomike janë më fitimprurëse dhe përjetojnë më shumë rritje në afat të gjatë.