Pse bizneset duhet të kalojnë nga marketingu tradicional në atë digjital? (VIDEO) - Telegrafi Marketing

Pse bizneset duhet të kalojnë nga marketingu tradicional në atë digjital? (VIDEO)

Mediat sociale janë integruar me shpejtësi në jetën tonë të përditshme, personale dhe profesionale, por gjithashtu kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në botën e marketingut, konsumatorëve dhe markave.

Në vitin 2017 marketingu digjital ka dominuar dukshëm marketingun tradicional, mirëpo edhe bota e mediave sociale është dinamike dhe me ndryshim të vazhdueshëm. Gjithsesi  investimi në një shërbim marketingu në mediat sociale në ditët e sotme konsiderohet si rruga e përkryer e cila lidh bizneset me konsumatorët.

Qëllimi i marketingut të mediave sociale është të ndërtojë imazhin e markës dhe të rrisë dukshmërinë e saj në treg nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve dhe komunikimit me klientë potencialë. Fuqia e  marketingut digjital është jashtëzakonisht e madhe dhe nëse bëhet si duhet mund të rrisë shitjet dhe të ofrojë benefite të shumta për bizneset.

Të rriturit e moshave 18-34 kanë më shumë se 95% gjasa të ndjekin një markë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe 71% e konsumatorëve që kanë pasur një përvojë të mirë në media sociale të një marke ka gjasa ta rekomandojnë atë te të tjerët.

Prandaj sugjerohet për bizneset që të përdorin marketingun digjital si një mjet efikas për të rritur imazhin e markës, për të fituar klientë të rinj dhe për të rritur besnikërinë e konsumatorëve.

Fatmirësisht në Kosovë bizneset kanë filluar të vetëdijësohen për rëndësinë e marketingut digjital. Një kompani e njohur që ofron shërbime të specializuara për krijimin dhe zhvillimin e prezencës së bizneseve në internet është Hallakate.com

Hallakate është themeluar në vitin 2011 dhe sot është ndër të vetmet “pure play” Social Media Agency në Kosovë  që ofron shërbime të tilla si krijimi i prezencës online për biznese/organizata dhe individë, auditim të prezencës në media sociale, konsulencë strategjike, menaxhim te kampanjave online, krijim të përmbajtjes, raporte analitike dhe trajnime grupore. /Telegrafi/

Pse bizneset duhet të kalojnë nga marketingu tradicional në at…

Pse bizneset duhet të kalojnë nga marketingu tradicional në atë digjital? Mësoni më shumë nga Hallakate.

Posted by Telegrafi për Biznes on Dienstag, 31. Oktober 2017