Pesë arsye pse nuk keni nevojë për një partner biznesi - Telegrafi Marketing

Pesë arsye pse nuk keni nevojë për një partner biznesi

Njerëzit që fillojnë udhëtimin e tyre si sipërmarrës shpesh e ndiejnë nevojën për t’u bashkuar me një partner përpara se të fillojnë të themelojnë një kompani. Ideja se një vendim i tillë do të ju ndihmojë nuk është shumë e qëlluar, partneri në fakt mund të krijojë më shumë stres dhe vështirësi për ju dhe kompaninë tuaj.

Dhënia e partneritetit ndaj personit të gabuar do të përfundojë duke krijuar të gjitha llojet e problemeve që do t’ju pengojnë në arritjen e qëllimit tuaj kryesor ndërtimin e biznesit dhe arritjes së suksesit.

Më poshtë gjeni pesë arsye pse krijimi i partneritetit nuk është gjithmonë një ide e mire.

Etika e ndryshme e punës

Shumë sipërmarrës e gjejnë veten duke punuar me partnerët që nuk e ndajnë entuziazmin apo pasionin e tyre për biznesin. Partnerët e gabuar mund të kontribuojnë në dështimin e një biznesi.

Mungesa e përvojës

Disa partnerë biznesi nuk kanë përvojë ose aftësi për të bërë punën e tyre me sukses. Kur ju zgjedhni një partner për biznesin tuaj qëllimi është që ai të ndihmojë në ngritjen e kompanisë dhe nëse ata nuk e bëjnë këtë, kjo çon tek konsumatorët e zemëruar dhe punonjës jo të lumtur.

Mospajtimi në menaxhim

Nëse partneri juaj është i motivuar, i talentuar dhe i shkëlqyeshëm prapë mund të shkaktojë probleme nëse nuk pajtoheni për qëllimet afatgjata për kompaninë. Kjo mund të çojë në javë dhe madje edhe muaj duke argumentuar mbi vendimet kyçe që duhet të merren. Mosmarrëveshjet e tilla konsumojnë kohë, burime dhe shkaktojnë stres.

Ndarja e fitimeve
Sipërmarrësit për fat të mirë ndajnë fitimet me partnerët kur ata sjellin vlerë shtesë për kompaninë. Nëse e bëni të njëjtën sasi të të ardhurave me një partner sikurse pa partnerin, mund të keni zgjedhur personin e gabuar që t’ju ndihmojë të rritni biznesin tuaj.

Përgjegjësia për veprimet e partnerit tuaj

Ju merrni përgjegjësinë për çdo gjë që ndodh në biznesin tuaj. Nëse partneri juaj shkel ndonjë ligj, mund të përfundoni edhe në gjykatë. Kjo mund të çojë në gjoba, padi të shtrenjta dhe detyrime për dëmet që nuk i keni bërë. Edhe nëse ju dhe partneri juaj besoni njëri-tjetrin, ju duhet të monitoroni punën e partnerit tuaj për të shmangur neglizhencën, keqpërdorimin ose shkeljet.

Një partner i dyshimtë ose i pandershëm mund të dëmtojë realisht biznesin dhe reputacionin tuaj personal. /Telegrafi/