Mos i humbisni super zbritjet gjatë Black Friday - Telegrafi Marketing

Mos i humbisni super zbritjet gjatë Black Friday

Black Friday po afrohet, më 24 nëntor të këtij viti pritet të bëhen zbritjet më të mëdha gjatë vitit.

Bizneset po planifikojnë të ofrojnë zbritje të mëdha në Black Friday dhe disa tashmë kanë filluar ta bëjnë këtë. Shumë prej tyre do të sigurojnë gjithashtu shpërndarje falas për klientët që blejnë në internet. Kjo për arsye se konsumatorët dëshirojnë komoditet dhe duan të marrin produktet sa më shpejtë. Ata nuk duan të presin në linja të gjata, dhe të humbin kohë.

Black Friday ndihmon bizneset duke ndikuar në rritjen e shitjeve gjatë sezonës por gjithashtu i mundëson konsumatorëve të blejnë produkte me çmime shumë më të ulëta.

Bizneset të cilat promovojnë më herët zbritjet e tyre të Black Friday pritet të bombardohen nga numri i madh i konsumatorëve dhe shitjeve gjatë asaj dite.

Ndërsa konsumatorët mund të presin zbritje të ndryshme të çmimeve prej 20 deri në 70% në artikuj të shumtë duke filluar nga pajisjet e ndryshme teknologjike, deri te veshjet, produkte e bukurisë apo pajisjet shtëpiake. /Telegrafi/