Krijimi i një mjedisi atraktiv pune frymëzon kreativitetin (Video) - Telegrafi Marketing

Krijimi i një mjedisi atraktiv pune frymëzon kreativitetin (Video)

Një hapësirë e mirë pune është shumë e rëndësishme për biznesin tuaj. Një zyrë e bukur dhe kreative mund të tërheqë klientë të rinj që duan të punojnë me biznesin tuaj dhe, më e rëndësishmja, një ambient i mirë i punës mund t’i mbajë punonjësit tuaj të lumtur dhe të motivuar.

Të jeni kreativ duke menduar për ide të reja ose duke gjetur një mënyrë të re për të bërë punët, është e rëndësishme për çdo departament dhe aspekt të kompanive. Kjo është arsyeja pse kreativiteti i punonjësve duhet të nxitet duke ndërtuar një ambient që i frymëzon ata. Sigurimi i punonjësve me hapësirë ​​fizike të caktuar është shumë e nevojshme për këtë arsye vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet interierit të zyrave në të cilat punohet, duke filluar nga dizajni, ndriçimi, hapësirat për pushim dhe shumë detaje të tjera të cilat ndikojnë në relaksimin e punëtorëve.

Një mjedis pune duhet të japë kohë për të menduar dhe reflektuar mbi idetë, për të nxitur kreativitetin dhe për të inkurajuar komunikimin e hapur. Disa prej përfitimeve të ambientit atraktiv të punës janë: puna më e mirë në ekip, rritja e nivelit të punës dhe bashkëveprimit në vendin e punës, rritja e motivimit dhe lumturisë të punonjësve, rritja e nivelit të zgjidhjes së problemeve në vendin e punës dhe produktivitetit.

Fatmirësisht edhe në Kosovë ka biznese të vetëdijshme për rëndësinë e ambientit të mirë të punës dhe motivimin e punonjësve. Shumë prej kompanive kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi interierit modern dhe të krijojnë hapësira të veçanta ku punëtorët mund të kalojnë kohë duke u relaksuar ose duke luajtur me qëllim që të jenë më të inspiruar dhe produktiv.

Disa prej kompanive në vendin tonë që përveç punës së jashtëzakonshme që bëjnë njihen edhe për hapësirat atraktive punuese janë kompania e marketingut Zero Pozitive Publicis dhe kompania më e avancuar e teknologjisë, makina kërkimore Gjirafa.com.  /Telegrafi/