Fillimisht filloni me një blog, pastaj ndërtoni një biznes, pastaj një perandori! - Telegrafi Marketing

Fillimisht filloni me një blog, pastaj ndërtoni një biznes, pastaj një perandori!

Çdokush që ka filluar të shkruaj një blog ose thënë në shqip artikull thonë se është një nga gjërat më të mira që kanë bërë ndonjëherë. Kjo jo vetëm që ju lejon të shprehni veten dhe të mësoni të komunikoni më mirë, por gjithashtu ndihmon edhe në ndërtimin e biznesit.

Nëse dëshironi të filloni një biznes tuajin në të ardhmen por nuk jeni të sigurt se ku të filloni, filloni me një blog dhe lërini idetë tuaja të biznesit të rriten prej blogut.

Filloni duke shkruar gjëra të rëndësishme për ty

Një nga komentet më të zakonshme që shohim nga fillestarët: “Kur fillova të shkruaja blog, fjalë për fjalë shkrova se sa i frikësuar isha të hapja një blog”.

Mënyra më e lehtë për të filluar është të shkruani për gjërat që kanë rëndësi për ju.

Mund të filloni duke pyetur veten:

Për çfarë jam i interesuar? Për çfarë jam kurioz?

Çfarë më frikëson mua? (kjo është e preferuara ime e dytë)

Çfarë më duket e pamundur? (pyetja ime e preferuar e të gjitha kohërave)

FOKUSOHU NË TË QENURIT INTERESANT

Shkruaj gjëra interesante në blog sepse tërhekni vëmendjen ku veçse filloni të grumbulloni audiencën tuaj ku pastaj ngadalë filloni të shkruani për biznesin.

“Bëra një listë të pamundur të gjërave që doja të bëja me jetën time dhe fillova ta dokumentoja. Kjo ishte gjëja e parë që bëra që tërhoqi vëmendjen dhe më ndihmoi të fitoja atë.
Për mua, kjo do të thoshte të merrja diçka që doja të bëja në jetën reale dhe të shkruaja për të. Për një kohë të gjatë, i referohesha të PAMUNDURËS si një justifikim për të jetuar një jetë interesante”.

Pjesa më e mirë e kësaj qasjeje është se edhe nëse gjërat nuk funksionojnë siç mund t’i kishit imagjinuar – do të keni përsëri një histori fantastike për blogun (dhe jetën tuaj).

Sado interesant të jetë leximi për përvojat tuaja, ngadalë mund ta ktheni në një biznes.

NDIHMONI PËRMES BLOGUT

Mos e lini blogun të jetë vetëm një blog.

Çelësin e vëmendjes së audiencës më së lehti e merrni kur fokusoheni në zgjidhjen e mëdyshjeve të njerëzve si shembull ti gjeni përgjigjet e pyetjeve rreth udhëtimeve, këshilla të ndryshme, ose thënë më shkurtë ndani njohuritë tuaja  përmes shkrimeve tua.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë do të ishte e dobishme, PYETNI! Njerëzit do t’ju tregojnë nëse i pyesni ata, dhe ju do të kaloni muaj duke pyetur veten se çfarë duan njerëzit.