Femrat në ndërmarrësi që po thyejnë kufijtë drejt suksesit (Video) - Telegrafi Marketing

Femrat në ndërmarrësi që po thyejnë kufijtë drejt suksesit (Video)

Femrat në ndërmarrësi! green & protein​ një shembull ideal.

Femrat në ndërmarrësi! green & protein një shembull ideal.

Posted by Telegrafi për Biznes on Montag, 2. Oktober 2017

Sipërmarrja dikur konsiderohej si fushë që i përkiste vetëm gjinisë mashkullore. Fatmirësisht roli i grave si udhëheqëse në kompani në mbarë botën po rritet me hapa të mëdhenj, po ashtu edhe në Kosovë.

Korporatat dhe vendet, duket se po fillojnë të njohin vlerën që gratë mund të kenë në pozita udhëheqëse. Femra të guximshme po shtyjnë kufijtë kulturorë për të hapur rrugën për gjeneratat e ardhshme duke u bërë frymëzim i shumë femrave për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Megjithëse shumë femra po përqafojnë sipërmarrjen, ato shpesh përballen me sfida të ndryshme. “Beso në instinktet tuaja” ka qenë një prej thënieve më motivuese për femrat në biznes nga Estee Lauder e njohur si biznesmene dhe themeluese e kompanisë me po të njëjtin emër.

Për të gjitha femrat që dëshirojnë të jenë pjesë e botës së biznesit duhet të rikujtojnë se besimi në vetvete është çelësi i suksesit. Duke prezantuar me besim aftësitë, perspektivat dhe idetë tuaja unike ju jeni frymëzim për veten, për kompaninë tuaj dhe për femrat kudo në botë.

Një biznes shumë i suksesshëm dhe unik në vendin tonë është padyshim “Green & Protein”, një bar i pozicionuar në zemër të Prishtinës që ofron ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.

Qëndresë R. Hoxha, shpalos për Telegrafi për Biznes, rrugëtimin e saj që nga ideja fillestare për të hapur këtë biznes deri te sfidat për realizimin e tij.

Ajo tregon se inovacioni dhe angazhimi ndaj klientëve, përcaktojnë kulturën e biznesit të tyre.


/Telegrafi/