Çfarë duhet të dini për investitorët e ashtuquajtur “Angel” - Telegrafi Marketing

Çfarë duhet të dini për investitorët e ashtuquajtur “Angel”

Investitorët “Angel” janë investues joformal të cilët investojnë në ndërmarrje fillestare ose kompani fillestare në këmbim të një interesi të pronësisë së kapitalit. Investime nga individë të tillë në biznese fillestare është një fenomen në rritje.

Tregime të suksesshme të profilit të lartë si Uber, WhatsApp dhe Facebook kanë nxitur investitorët “Angel” të investojnë kapital për startup në këmbim të kapitalit të pronësisë ose borxhit të konvertueshëm.

Investitorët “Angel”  investojnë përmes platformave “crowdfunding” ose ndërtojnë rrjetet e investitorëve.

Investitorët “Angel” mund të jenë profesionistë si mjekë ose avokatë, ish-bashkëpunëtorë biznesi ose sipërmarrës të suksesshëm, të interesuar për të ndihmuar gjeneratat e ardhshme. Ajo çfarë është me rëndësi është se ata janë të gatshëm të investojnë qindra mijëra dollarë në biznesin tuaj. Jo vetëm që një investitor i tillë mund ta sigurojë këtë, por ai ose ajo mund edhe të bëhet një mentor i rëndësishëm. Për shkak se janë në pyetje paratë e tyre, ata do të jenë shumë të motivuar për të parë suksesin e biznesit tuaj. Ata mund të jenë një ndihmesë e përsosur për bizneset të cilat tani më veprojnë, të cilat kanë kaluar fazën e fillimit, por kanë akoma nevojë për kapital për të zhvilluar një produkt ose për të financuar një strategji marketingu.

Këto janë pyetjet më të shpeshta të bëra rreth sipërmarrësve “Angel”

1. Çfarë shuma investojnë ata në një kompani?

Investimi tipik i investitorëve engjëj është 25,000 deri në 100,000 dollarë një kompani, por mund të shkojë më shumë

2. Cilat janë gjashtë gjërat më të rëndësishme për investitorët “Angels”?

Cilësia, pasioni, përkushtimi dhe integriteti i themeluesve. Mundësia e tregut për t’u adresuar dhe potenciali që ndërmarrja të bëhet e madhe. Një plan biznesi i menduar qartë dhe çdo provë e mundshme që plani do të ketë sukses.

3. Çfarë duan investitorët engjëj që fillimisht të shohin tek një sipërmarrës?

Një prezantim të qartë dhe të artikuluar për biznesinn një përmbledhje ekzekutive dhe një prototip ose model pune i produktit ose shërbimit të propozuar. /Telegrafi/