100 konkurse për 1 muaj - Telegrafi Marketing

Muajin e kaluar, respektivisht në fund të muajit tetor lansuam versionin e parë të platformës për Punësim. Versioni provues kishte për qëllim t’i identifikonte kërkesat e tregut, përkatësisht nevojat e punëdhënësit dhe gjithashtu punëkërkuesit. Pas grumbullimit të informatave të nevojshme, ne lansuam versionin e parë i cili po tregon të jetë jashtëzakonisht funksional për dyja palët.

Përgjatë një muaji të funksionimit të kësaj platforme, rubrika “Kërko Punë” është shfletuar më shumë se 300 mijë herë si dhe janë shpallur më shumë se 100 konkurse të punës. Ky rezultat pozitiv na ka shtyrë që edhe më tutje të punojmë drejt zgjerimit dhe zhvillimit të kësaj platforme.

Versioni aktual karakterizohet me dizajn të ri, atraktive dhe shume lehtë të navigueshëm për vizitorin. Të gjitha punët janë të listuara në faqen e parë, por vizitori gjithashtu ka mundësi që të kërkojë dhe të radhisë punët në bazë të kategorisë së tyre apo vendit.

Të gjitha punët e publikuara do të vazhdojnë të promovohen përmes kanaleve tona te komunikimit brenda Telegrafit me mbi 6.4 milionë vizita mujore si dhe rrjeteve tona sociale (Facebook dhe Twitter) para më shumë se 180 mijë miqve. Kjo e bënë platformën tonë edhe më sociale.

Për fund, duke pasur parasysh se më shumë se 35 mijë telefona të mençur e vizitojnë telegrafin çdo ditë, ne i kemi dedikuar dizajn të veçantë kësaj rubrike e cila gjithashtu është shumë lehtë për të naviguar në të gjitha platformat mobile.  Nga tani përmes dizajnit mobil, vizitorët tanë do të informohen për punët e fundit në çdo kohë ngado që janë.

http://www.telegrafi.com/kerkopune/

 

<foto>