Tri këshilla për ta rritur dhe menaxhuar komunitetin online të biznesit tuaj - Telegrafi Marketing

Tri këshilla për ta rritur dhe menaxhuar komunitetin online të biznesit tuaj

Jetojmë në kohën kur blerja, komunikimi, shikimi i filmave, dëgjimi i muzikës, tashmë mund të bëhen edhe online. Këto dukuri dhe shumë të tjera janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Shpesh ndodhemi në situatë kur pasi qe të blejmë ndonjë gjë, pendohemi pse nuk jemi siguruar për të marrë më shumë informacione në internet. Sipas një hulumtimi, 61% të anketuarve janë shprehur se influencohen nga interneti para se të marrin vendim për blerje të një produkti, kurse vetëm 28% prej tyre kanë zgjedhur reklamat TV si influencues në vendimet e tyre për blerje.

Në vazhdim do të ju paraqesim tri këshilla për të cilat duhet t’i rikujtoni përgjatë punës suaj për të ndërtuar dhe zhvilluar aktivitetet online të biznesit tuaj.

Thuhet se qyteti i Romes nuk është ndërtuar për një ditë, andaj durimi është çelësi kur ju filloni ta menaxhoni aktivitetin e biznesit tuaj online. Pasi qe te lansoni kampanjën e juaj në ndonjë medium online, përpiloni një plan strategjik si ta ndiqni ecurinë e kampanjës suaj. Një ndër përparësitë kryesore të kampanjave online është që ju mund t’i merrni statistikat e kampanjës suaj gjatë gjithë kohës. Andaj merrni dhe analizoni ato, njoftohuni më për së afërmi me komunitetin e kompanisë suaj, njëkohësisht me ecurinë e produkteve dhe shërbimeve tuaja në treg. Kampanjat online gjithashtu ju mundësojnë që shumë shpejt të krijoni kontakte të reja, madje edhe më njerëz apo biznese më të cilët nuk keni menduar ndonjëherë se mund të keni kontakt.

Krijimi i kontakteve, zgjerimi i rrjetit tuaj biznesor është ndër përparësitë e internetit. Pasi që të keni përfituar kontakte të reja, filloni të njiheni me ata. Krijoni raporte të afërta duke i njoftuar për punën tuaj, ku keni qenë dhe çfarë mendoni të arrini. Gjatë komunikimit ndodhë që dikush prej tyre të ju ofrojë ndihmë për të cilën ju mund të keni nevojë. Këtë komunikim mund ta realizoni përmes formave të ndryshme, qofshin personal apo edhe përmes mediumeve të ndryshme online. Rrjetet sociale do të ju lehtësojnë punën dhe do të ju kursejnë kohën në këtë drejtim.

Së fundi, për të ju dhënë komuniteti tuaj atë se çfarë ata kërkojnë, ju duhet të dini në të vërtet se çfarë ata kërkojnë. Kjo mund të behet duke kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me klientët e juaj aktual për tu njoftuar se për çfarë ata janë të interesuar, duke e monitoruar tregun, njëkohësisht konkurrentet e juaj dhe klientët potencial për të parë se çfarë forme e bashkëveprimit mund t’i zgjojë interesimin atyre. Shfrytëzoni storjet e suksesit të marra nga klientët e juaj për të komunikuar online me konsumatorët e juaj. Publikoni ato ne portalet përkatëse dhe monitoroni reagimin e konsumatorëve potencial.

Këto ishin tri këshilla të cilat do të ju ndihmojnë që ju të jeni aktiv, ta zhvilloni dhe menaxhoni një kampanje online të biznesit tuaj. Padyshim që Telegrafi është vendi me i përshtatur që ju t’i zbatoni këto tri këshilla. Ne ofrojmë platformën e marketingut përmes së cilës ju mund ta menaxhoni kampanjën e juaj online, njëkohësisht në kuadër të formave reklamuese ju mund të zgjedhni edhe publikimin e artikujve për marrëdhënie me publikun të cilat në gjithashtu i shpërndajmë në rrjetet tona sociale, Facebook dhe Twitter me më shumë se 320.000 miq.