Tri arsye pse punonjësit tuaj më të mirë qëndrojnë, edhe kur marrin oferta më të mira nga konkurrentët tuaj

Nëse ju jeni besnik, edhe ekipi juaj do të jetë besnik.

Sipas disa studimeve “kënaqësia e punës” dhe “mjedisi i kompanisë” janë disa nga arsyet kryesore që motivojnë një punonjës për të qëndruar në një kompani. Humbja e punonjësve tuaj më të mirë do t’i kushtonte shumë biznesit, kështu që gjithmonë duhet pasur kujdes në ruajtjen e tyre duke krijuar ambient të favorshëm për punë.

Më poshtë gjeni tri arsye pse punonjësit tuaj më të mirë qëndrojnë (edhe kur ata marrin oferta më të mira nga konkurrentët tuaj).

Ata janë të lidhur me kompaninë

Shumica e punonjësve largohen sepse nuk janë të lidhur me organizatën ose kompaninë për të cilën punojnë. Sipas një studimi të vitit 2015, vetëm 32 për qind e punëtorëve besohet që janë të lidhur me punën në të cilën punojnë. Kjo lidhje përcaktohet të jetë: “rezultat i dëshiruar që ndodh kur punëtorët ndjejnë një lidhje më të theksuar mendore dhe emocionale me punët e tyre, menaxherin e tyre, bashkëpunëtorët dhe misionin e kompanisë”.  Ky është një nga faktorët kryesorë që i motivojnë punëtorët që jo vetëm të qëndrojnë në një kompani, por edhe të punojnë drejt arritjes së objektivave.

Ata respektohen

Menaxherët duhet t’i trajtojnë punëtorët e tyre si qenie njerëzore duke u ofruar atyre dashuri dhe mirëkuptim reciprok. Personalisht, menaxherët duhet të dëgjojnë shqetësimet e punonjësve të tyre dhe të respektojnë përpjekjet e tyre për punën. Punonjësit kanë ndjenja, emocione dhe dëshira, kur një organizatë e trajton punonjësin e saj si një objekt, punonjësi ndihet i papërgjegjshëm dhe shpesh kjo është arsyeja pse ata largohen. Nga ana tjetër kur një organizatë e trajton punonjësin e saj si një njeri, me dashuri dhe respekt, punonjësi ndihet i çmuar dhe kjo i bën ata të qëndrojnë në të njëjtën kompani për një kohë të gjatë.

Ata marrin trajtim personal

Kur i trajtoni punonjësit personalisht, punëtorët tuaj do të lidhen emocionalisht me kompaninë tuaj, gjë që do të rrisë angazhimin e tyre dhe do të rrisë përformancën e tyre drejt arritjes së vizionit tuaj.

Kur ju i trajtoni punonjësit tuaj në një nivel personal ata nuk janë më vetëm stafi juaj, ata bëhen familja juaj.  /Telegrafi/