Tri arsye pse ngritja e çmimit është një zgjedhje e mirë - Telegrafi Marketing

Tri arsye pse ngritja e çmimit është një zgjedhje e mirë

Duke konkurruar në treg me çmimin më të ulët mund të jetë e rrezikshme për faktin që çmimi i produktit tuaj mund të ulë perceptimin e vlerës për atë produkt ose shërbim.

Është e natyrshme dhe joshëse të mendoni se çmimet më të ulëta do të tërheqin më shumë klientë, do të ofrojnë vlera më të mira për klientët tuaj dhe do t’i bëjnë blerësit të lumtur. Por, çka nëse jeni duke bërë klientët të dyshojnë, në vlerën e produktit/shërbimit tuaj?

Zgjedhja më e mirë për të pozicionuar veten në treg për bizneset është që të ofrojnë produkte me vlerë maksimale për  klientët e tyre.

Disa arsye pse duhet të konsideroni ngritjen e çmimeve:

Çmimet më të larta tërheqin klientë më cilësorë

Klientët të cilët vetëm duan të blejnë nga ju, sepse ju jeni ofruesi më i ulët i kostove do t’ju trajtojnë të tillë si çmimi i produktit tuaj.  Këta konsumatorë nuk do të hezitojnë të ju ndërrojnë sa hap e mbyll sytë për një konkurrent tjetër.  Kur kaloni në çmime premium dhe poziciononi veten si më të mirët në atë që ofroni, do të tërhiqni klientë që vlerësojnë ofertën tuaj unike.  Ata konsumatorë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë besnikë, në vend që të lënë produktet tuaja për një opsionin me kosto më të ulët.

Klientët tuaj do të vlerësojnë atë që ofroni

Kur vendosni çmime më të larta, ju ofroni shërbime specifike dhe të përcaktuara.  Nëse tregoni një mosgatishmëri për të ulur çmimin sepse bazoheni në vlerë të produktit ,ju do të trajtoheni si një biznes i respektuar në tregun tuaj.  Rritja e çmimeve është më efektive sesa shitja e më shumë produkteve, me fjalë të tjera, cilësia është më e mirë se sasia.

Klientët tuaj do të marrin rezultate më të mira

Kur vendosni çmime më të larta, klientët tuaj do të ju përceptojnë si ofrues i produkteve me kualitet më të lartë.  Me rëndësi është që ju me të vërtetë të ofroni cilësi dhe kualitet në mënyrë që çmimi të jetë tregues i vlerës i asaj që ofroni dhe konsumatorët tuaj të jenë të lumtur me atë që blejnë. Nëse arrini të bëni konsumatorët të lumtur atëherë ju do të fitoni besueshmërinë e tyre. /Telegrafi/