Tetë femra miliardere, më të pasurat në botë - Telegrafi Marketing

Tetë femra miliardere, më të pasurat në botë

A e keni ditur më parë se cilat janë gratë më të pasura në botë? Disa prej tyre janë themeluese të bizneseve dhe disa të tjera trashëgimtare, shikoni më poshtë listën e disa prej femrave më të pasura të botës dhe bizneset që ato udhëheqin.


LILIANE BETTENCOURT
Vlera neto: 39.5 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: L’Oreal
Shteti: Francë

Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë me një vlerë neto prej 39.5 miliardë dollarë. Bettencourt zotëron një të tretën e kompanisë gjigante të kozmetikës “L’Oreal” së bashku me fëmijët e saj të cilët aktualisht e udhëheqin këtë biznes.  Babai i saj Eugene Schueller, themeloi kompaninë në vitin 1907 dhe vdiq në vitin 1957 ku më pas i la trashegiminë e kompanisë Liliane Bettencourt.


ALICE WALTON
Vlera neto: 33.8 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Wal-Mart
Shteti: Shtetet e Bashkuara

Femra e dytë më e pasur në botë është Alice Walton, me një vlerë neto prej 33.8 miliardë dollarësh. Vajza e vetme e themeluesit Wal-Mart Sam Walton, Alice nuk ka marrë një rol aktiv në biznesin familjar, por është gruaja më e pasur në Amerikë, kryesisht falë pjesës së saj të aksioneve të Wal-Mart.


JACQUELINE MARS
Vlera neto: 27 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: karamele
Shteti: Shtetet e Bashkuara

Jacqueline Mars posedon në vlerë prej 27 miliardë dollarë, shumë të cilën e ka trashëguar nga gjyshi i saj Frank Mars i cili ishte themeluesi i kompanisë së çokollatave “Mars”.


MARIA FRANCA FISSOLO
Neto vlerë: 25.2 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Nutella
Shteti: Itali

Maria Franca Fissolo është e veja e Michele Ferrero, i cili ndërtoi Ferrero Group në një nga kompanitë më të njohura të ëmbëlsirave në botë “Nutella”. Djali i saj Giovanni është ai i cili mori detyrën të udheheqë së bashku kompaninë në vitin 1987, dhe vazhdon të udhëheqë kompaninë edhe kcsaj dite.


SUSANNE KLATTEN
Neto vlerë: 20.4 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: BMW, prodhime farmaceutike
Vendi: Gjermani

Susanne Klatten renditet si gruaja më e pasur e Gjermanisë pasi që ajo trashëgoi kompaninë e njohur BMW nga prindërit e saj. Pasi shiti biznesin e saj farmaceutik, tek firma skandinave Nycomed për rreth 6 miliardë dollarë në vitin 2006, ajo mori afërsisht gjysmën e të ardhurave dhe mban gjithashtu aksione në grupin Nordex AG.


LAURENE POWELL JOBS
Vlera neto: 20 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Apple, Disney
Shteti: Shtetet e Bashkuara

Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs, është themeluesja e Emerson Collective, një organizatë që përdorë sipërmarrjen për të çuar përpara reformën sociale dhe për të ndihmuar studentët. Laurene Powell Jobs Trust gjithashtu ka shitur disa nga aksionet e saj të Disney.


GINA RINEHART
Vlera neto: 15 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Miniera
Shteti: Australi

Gina Rinehart është gruaja më e pasur e Australisë. Rinehart e mori pasurinë e falimentuar të minierave të babait të saj të ndjerë dhe e rindërtoi atë në diçka shumë më të madhe.


CHARLENE DE CARVALHO-HEINEKEN
Vlera neto: 12.6 miliardë dollarë
Origjina e pasurisë: Heineken
Shteti: Holandë

De Carvalho është një nga gratë më të pasura në botë falë aksioneve prej 23% në Heineken. Ajo trashëgoi aksionet në vitin 2002 nga babai i saj i ndjerë Freddy Heineken./Telegrafi/