Telegrafi në platformën mobile - Telegrafi Marketing

Duke pasur parasysh shifrën prej mbi 20 mijë pajisjeve mobile që na vizitojnë çdo ditë, Telegrafi ka zhvilluar dizajnin e ri i cili i përshtatet çdo platforme të telefonave të “zgjuar” (smartphone).

Të gjithë përdoruesit e telefonave të tillë, prej tani do ta kenë më të lehtë ta shfletojnë Telegrafin, pa pasur nevojë për instalim të aplikacionit.

“Mobile View” është dizajni i ueb-faqeve i dedikuar enkas për telefonat mobil. Përparësi e këtij versioni është se faqja punon shumë shpejtë dhe se është lehtë i navigueshëm për përdoruesin.

Gjithashtu, e rëndësishme është që të gjithë ata të cilët kyçen në internet përmes GPRS-it, do t’i kursejnë shpenzimet, pasi faqja gjeneron shumë më pak trafik.

Platformën mund ta shfletoni duke klikuar tek m.telegrafi.com.

Për çdo sugjerim eventual, në lidhje me këtë platformë, ju lusim të na shkruani. /Telegrafi/

Artikulli i fundit Telegrafi me Video Advertising
Artikulli i Ardhshëm 100 konkurse për 1 muaj