Si të vendosni çmimet nëse jeni biznes i ri - Telegrafi Marketing

Si të vendosni çmimet nëse jeni biznes i ri

Një nga vendimet më të vështira për një biznes të ri, është vendosja e çmimeve të produkteve apo shërbimeve të tij. Bizneset e kuptojnë se gjetja e çmimit të saktë është çelësi për kapjen e vëmendjes së klientit në një treg konkurrues.

Jo vetëm që shumë kompani të reja veprojnë me informata të kufizuara rreth skemave të çmimeve të konkurrentëve, por gjithashtu u mungon përvoja e nevojshme për të parashikuar se cilat do të jenë çmimet e produkteve.

Këtu janë disa teknika të përdorura nga profesionistët që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni se si duhet të vendosen çmimet për produktet tuaja.

Hulumtoni tregun

Në ditët e sotme është e mundur të hulumtojmë tregun dhe të marrim informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar me saktësi çmimet. Mjetet e krahasimit të çmimeve janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të parë çmimet e konkurrentëve për artikujt që janë tashmë në treg, por nëse jeni duke sjellë një artikull të ri për konsumatorët, hulumtimi do t’ju japë vetëm një ide të përgjithshme mbi çmimin e artikujve të ngjashëm.

Përmes sondazheve të konsumatorëve dhe sondazheve online, ju mund t’i kërkoni klientëve potencial se sa do të jenë të gatshëm të paguajnë për një produkt apo shërbim të caktuar. Kjo do t’ju japë reagime mbi skemën tuaj të çmimeve para se të filloni sipërmarrjen tuaj të re.

Kushtoni vëmendje kostove

Një gabim që bëjnë shumë biznese është se ato mund të marrin parasysh koston e prodhimit të mallrave pa përfshirë kostot për transportin, magazinimin, materialet e transportit, sigurimin e përgjegjësisë dhe marketingun. Shpenzimet e tilla të harruara mund të ndikojnë shumë në zhvillimin e një biznesi të ri dhe përpjekjet për të për arritur profit.

Kuptoni prioritetet e tjera të biznesit

Përveç maksimizimit të fitimeve, mund të jetë e rëndësishme që ju të maksimalizoni pjesën e tregut me produktin tuaj – kjo mund t’ju ndihmojë të ulni kostot tuaja. Ju gjithashtu mund të dëshironi që produkti juaj të jetë i njohur për cilësinë e tij, në vend që të jetë më i liri në treg mund të vendosni një çmim më të lartë që të bëjë diferencë në cilësi në krahasim me produktet tjera. /Telegrafi/