Si të hartoni një plan të marketingut për rrjete sociale   - Telegrafi Marketing

Si të hartoni një plan të marketingut për rrjete sociale  

Të krijoni një plan marketingu për rrjete sociale nuk është e lehtë. Shumë prej nesh kemi vështirësi të kuptojmë saktësisht se si të ndërtojmë një të tillë nga fillimi deri në fund.

Thjeshtë, çdo veprim që ndërmerrni në rrjetet sociale duhet të jetë pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse të marketingut. Kjo do të thotë që çdo postim, përgjigjje, si dhe koment duhet të udhëhiqet nga një plan i cili ju dërgon drejt qëllimeve të biznesit. Kjo mund të tingëllojë e komplikuar, por nëse shpenzoni kohë që të krijoni një strategji për rrjete sociale, pjesa tjetër e përpjekjeve tuaja do të rrjedhë natyrshëm dhe strategjia juaj do të ketë sukses. Secili biznes mund të arrijë të krijojë një strategji të mirë dhe të suksesshme nëse ka një qasje korrekte, njohuri dhe përkushtim.

Çfarë është një plan marketingu për rrjete sociale?

Një plan i marketingut për mediat sociale është përmbledhja e gjithçka që planifikoni të bëni dhe shpresoni të arrini për biznesin tuaj duke përdorur rrjetet sociale. Ky plan duhet të përfshijë një auditim se në cfarë gjendje janë  llogaritë tuaja sot, qëllimet ku dëshironi që ato të jenë në të ardhmen e afërt dhe të gjitha mjetet që dëshironi ti përdorni për të arritur atje.Në përgjithësi, sa më specifik të jeni me planin tuaj, aq më efektiv do të jeni në zbatimin e tij. Mundohuni ta mbani atë konciz. Mos e krijoni strategjinë e marketingut të rrjeteve tuaja sociale me objektiva aq të mëdha sa që të jenë të paarritshme.

Caktoni objektiva dhe qëllime

Hapi i parë për çdo strategji të marketingut është të përcaktoni objektivat dhe synimet që shpresoni ti arrini. Duke pasur këto objektiva ju gjithashtu  mund të reagoni shpejtë nëse fushata e rrjeteve sociale nuk po përmbush pritjet tuaja. Pa objektivat dhe qëllimet, ju nuk keni asnjë mjet për të vlerësuar suksesin ose për të provuar që po kthehen investimet (ROI).
Këto synime duhet të përafrohen me strategjinë tuaj të marketingut, në mënyrë që përpjekjet tuaja të shkojnë drejt objektivave të biznesit. Ndërsa shkruani qëllimet tuaja, mbani në mend audiencën dhe klientët tuaj.

Krijoni ose përmirësoni llogaritë në rrjete sociale

Sapo të keni mbaruar me krijimin e llogarive te rrjeteve sociale, është koha të rrisni praninë tuaj në internet. Zgjidhni cilat rrjete më së miri i përmbushin qëllimet e biznesit tuaj. Nëse nuk keni llogari në mediat sociale atëherë ndërtojini ato nga fillimi gjithnjë duke pasur qëllimet dhe audiencën në mendje. Nëse keni llogari ekzistuese, është koha për ti rinovuar dhe përsosur ato për ti marrë rezultatet më të mira të mundshme. Në përgjithësi, profilet e rrjeteve sociale duhet të plotësohen plotësisht gjithashtu imazhet dhe teksti duhet të optimizohen dhe te pershtaten duke krijuar një mesazh pozitiv.

Bëhuni  kreativ me përmbajtjen e marketingut

Nuk jeni i sigurtë se çfarë lloj përmbajtjeje do të shkruani? Për frymëzim, shikoni atë që të tjerët në industrinë tuaj po ndajnë dhe si po përdorin ata mediat sociale. Konsumatorët gjithashtu mund të ofrojnë frymëzim, jo vetëm përmes përmbajtjes që ata ndajnë, por në mënyrën se si shprehin mesazhet e tyre. Disa kompani gjigante botërore që bëjnë një punë të pabesueshme në rrjete sociale jane: Red Bull, Taco Bell, KLM Airlines dhe Tangerine Bank.

Krijo një plan marketingu të përmbajtjes

Më e rëndësishmja është se plani i marketingut të rrjeteve sociale duhet të përfshijë një plan marketingu të përmbajtjes, i përbërë nga strategji dhe një kalendar mujor ose vjetor. . Nëse nuk jeni i sigurt për mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjes, mund të ndiqni rregullat 80-20, 80 përqind e postimeve tuaja duhet të informojnë, edukojnë ose të argëtojnë audiencën tuaj dhe 20 përqind mund të promovojnë direkt markën tuaj.

Qëndroni në hap me trendet e marketingut modern dhe nëse arrini të bëni mire strategjinë atëherë biznesi juaj në aspektin e marketingut në rrjete sociale do të arrijë suksesin e pritur. /Telegrafi/