Rritni shitjet gjatë Black Friday duke reklamuar në Telegrafi - Telegrafi Marketing

Rritni shitjet gjatë Black Friday duke reklamuar në Telegrafi

A jeni gati të rritni shitjet në ditën më të madhe të blerjeve të sezonit?

Konsumatorët e ditëve të sotme po shpenzojnë shumë kohë në internet për të kërkuar zbritjet dhe promocionet e Black Friday. Nëse keni një biznes i cili është i pranishëm në internet, atëherë shanset tuaja për të krijuar kampanja të suksesshme të promovimit janë shumë të mëdha.

Më poshtë kemi krijuar një listë të shërbimeve promovuese që i ofron Telegrafi, të cilat mund t’i përdorni për kampanjën tuaj të marketingut dhe të rritni shitjet tuaja.

Reklamimi në mobile

Pajisjet mobile janë gjithë kohën në lëvizje, ashtu siç janë edhe konsumatorët tuaj. Nëse dëshironi të përfitoni klientë të rinj, të rritni brendin dhe shitjet gjatë Black Friday, reklamimi në pajisje mobile nuk duhet të mungojë në fushatën tuaj të marketingut. Reklamat në pajisje mobile kanë rezultuar të jenë më efektive dhe më ndërvepruese, si nga targetimi i audiencës deri te personalizimi i reklamës i cili mund të bëhet në mënyrë specifike për pajisjet mobile.

Reklamimi në desktop

Reklamimi në desktop është formë me të cilën vizitori është i familjarizuar. Gjatë blerjeve të shumta që bëhen gjatë Black Friday, biznesi juaj nuk duhet të humbë këtë shansin për të tërhequr konsumatorë dhe për të rritur shitjet. Nëse baneri juaj është i dizajnuar mirë, është atraktiv dhe i përgjigjet nevojave të lexuesit, edhe me buxhet të vogël mund t’i arrini objektivat e caktuara.

Native Ad

Gjatë ditës më të madhe të shitjeve të sezonit, prezenca e biznesit tuaj në media digjitale do të ishte një prej vendimeve më strategjike dhe fitimprurëse. Nga analizat e fundit të cilat i kemi bërë, Native Ad ka rezultuar të jetë një metodë shumë efikase e promovimit. Për dallim prej banerëve, Native Ad duket si një lajm i zakonshëm i cili nuk e shpërqendron lexuesin dhe ofron informatë të ngjashme me lajmet tjera.

Artikull i Sponsorizuar

Komunikimi me konsumatorët ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej metodave më të mira të marketingut. Artikulli i sponsorizuar në Telegrafi është metoda e përkryer për të promovuar zbritjet dhe ofertat tuaja të Black Friday. Përveç tekstit, në artikull të sponsorizuar ju mund të përfshini edhe foto, video si dhe linqe të cilat do ta bëjnë artikullin më interaktiv. Artikulli i sponsorizuar shpërndahet në rrjetet tona sociale, përkatësisht në Facebook dhe Twitter./Telegrafi/