Rekord i pjesëmarrjes së femrave në konferencën më të madhe të teknologjisë Web Summit - Telegrafi Marketing

Rekord i pjesëmarrjes së femrave në konferencën më të madhe të teknologjisë Web Summit

Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve dhe më shumë se një e treta e folësve në Web Summit janë femra.

Web Summit është një konferencë globale e teknologjisë e cila mbahet çdo vit në Lisbonë. Në 2017, më shumë se 60,000 pjesëmarrës nga mbi 170 vende të botës, duke përfshirë më shumë se 20,000 kompani, 7,000 drejtorë ekzekutiv dhe 2,000 gazetarë ndërkombëtarë.

Web Summit lansuan iniciativën e Femrave në Teknologji (Women in Tech) dy vjet më parë për të rritur numrin e grave që marrin pjesë në ngjarje të tilla në mbarë botën.

Ky “Angazhim për Ndryshim” ka rezultuar në raportin e pjesëmarrësve femra në Web Summit duke e rritur atë në 42%. Mijëra sipërmarrëse , themeluese dhe drejtuese nga e gjithë bota kanë qenë pjesë e konferencës më të madhe të teknologjisë të mbajtur në Lisbonë.

Ngjarjet e industrisë së teknologjisë zakonisht kanë rreth 20% ligjëruese femra, ndërsa në Web Summit këtë vit ka më shumë se 1,200 femra të cilat do të mbajnë fjalim dhe të cilat kanë një sallë pritjeje të dedikuar veçanërisht atyre.

“Angazhimi për Ndryshim” u nis në Web Summit 2015 për të rritur përfaqësimin e pjesëmarrësve femra në Web Summit.

Eleanor McGrath, kreu i shtypit, Web Summit ka thënë: Ne jemi të bindur se 42% është shifra më e lartë e pjesëmarrjes së femrave në një konferencë kaq të madhe të teknologjisë, dhe është një arritje e madhe për një ngjarje teknologjike, por ne e dimë se në të ardhmen mund të bëjmë akoma më mirë. /Telegrafi/