Reklamimi në pajisjet mobile ndikon në vendimmarrje për blerje - Telegrafi Marketing

Reklamimi në pajisjet mobile ndikon në vendimmarrje për blerje

Duke ju falënderuar pajisjeve mobile, tani konsumatorët para se të vendosin se çfarë dëshirojnë të blejnë, ata paraprakisht kërkojnë informata në lidhje me produktin në fjalë.

Sipas një raporti të përpiluar gjatë muajit korrik të këtij viti nga Ninth Decimal, 81% të përdoruesve të telefonave mobil në Amerikë, konsultohen për blerjet e tyre përmes telefonave mobil. Gjithashtu, 73% të përdoruesve të këtyre pajisjeve kanë pasur kontakt me reklamat të cilat janë shfaqur në telefonat mobil.

Reklamat të cilat kanë të bëjnë me shitje dhe zbritje tërheqin me së shumti vëmendjen e përdoruesve, ku 60% prej tyre janë deklaruara se janë në gjendje të kërkojnë më shumë informata (të klikojnë) në reklamat të cilat promovojnë zbritje për produkte apo shërbime përkatëse.

Në kuadër të reklamimit në portalin Telegrafi gjithashtu është e mundur edhe reklamimi në platformën mobile, që nënkupton se reklama juaj do të shfaqet vetëm tek vizitoret të cilët vizitojnë telegrafin përmes pajisjeve të tyre mobile. Kjo mundësi e bën edhe më efikas reklamën tuaj.
Për më shumë informata, mos hezitoni të na kontaktoni. Ekipi ynë i marketingut është i gatshëm të takohet me ju për çdo konsulencë të nevojshme.