Reklamimi në pajisje mobile, një metodë shumë efikase e marketingut dixhital

Pajisjet mobile janë gjithë kohën në lëvizje, njejtë është edhe brendi juaj.

Njerëzit në ditët e sotme po zgjedhin të përdorin telefonat e tyre celularë në një masë shumë më të madhe se sa laptopët ose kompjuterët. Koha e shpenzuar në celularë po rritet dita e ditës dhe kjo ka bërë që reklamimi në pajisjet mobile të tejkalojë disa nga metodat e tjera të promovimit.  Sipas një studimi tre të katërtat e bizneseve përdorin marketingun në celular si mjetin e tyre kryesor të fushatës së marketingut online.

Pse të reklamohet në pajisje mobile?

Nëse dëshironi të përfitoni klientë të rinjë, të krijoni një partneritet ose thjeshtë të reklamoni atëherë promovimi në pajisje mobile është një prej metodave më efikase dhe zgjedhja e duhur për biznesin tuaj.  Çdo biznes mund ta përdorë këtë metodë për të bërë fushatat e tyre të marketingut dixhital dhe nëse i kushtohet kujdes se kujt do t’ia besoni këtë punë atëherë suksesi nuk do të mungojë.

Afër 70% e vizitave ditore në Telegrafi.com vijnë nga pajisjet mobile, dhe për këtë arsye janë krijuar produkte të dizajnuara veçanërisht për këtë platformë të cilat e japin rezultatin e pritur. Reklamat në pajisje mobile kanë rezultuar të jenë më efektive dhe më ndërvepruese, si nga targetimi i audiencës deri te personalizimi i reklamës i cili mund të bëhet në mënyrë specifike për pajisjet mobile.

Një fjalë e rëndësishme për bizneset është “e ardhmja”, nëse reklamimi në pajisje mobile nuk është i përfshirë në planet tuaja të marketingut, atëherë a jeni të sigurtë se jeni duke shikuar drejt të ardhmes?  /Telegrafi/