Reklamimi në internet arrin atë të shtypur - Telegrafi Marketing

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania eMarketer, të ardhurat nga reklamimi me anë të internetit në Shtete të Bashkuara të Amerikës ka arritur mediumet klasike të shtypura.

Vlerësohet se qarkullimi i realizuar me reklamimin me anë të internetit këtë vit do të rritet për 14 për qind, në 25.8 miliardë dollarë, derisa në të njëjtën kohë reklamimi në botimet e shtypura do të bjerë për 8 për qind, në 22.8 miliardë dollarë.

Në eMarketer po ashtu theksojnë se të ardhurat e përgjithshme nga reklamimi i botuesve të gazetave në SHBA, përfshirë edhe versionet e shtypura e ato të internetit, do të arrijë 25.7 miliardë dollarë.

Rezultate të ngjashme ka publikuar edhe organizata e gazetave “Newspaper Association of America” në të cilat thuhet se të ardhurat nga reklamimi në pothuajse të gjitha mediumet tjera janë këndellur në vitin 2010, derisa të ardhurat në botimet e shtypura vazhdojnë të bien. /Telegrafi/