Programet e besnikërisë së konsumatorëve, një strategji e domosdoshme - Telegrafi Marketing

Programet e besnikërisë së konsumatorëve, një strategji e domosdoshme

Konsumatorët e sotëm kanë një gamë zgjedhjesh rreth vendit ku mund të blejnë gjërat që ju nevojiten dhe shitësit duhet të punojnë më shumë se kurrë për të fituar besnikërinë e tyre. Ofrimi i një programi të besnikërisë jo vetëm që i bën klientët të ndihen të vlefshëm, por i lejon shitësit që lehtësisht të mbledhin informata të rëndësishme rreth klientëve.

Programet e besnikërisë ofrojnë një mundësi për të mësuar preferencat e konsumatorëve dhe për të hartuar strategjitë e komunikimit dhe marketingut. Kur një klient nënshkruan një program besnikërie, biznesit i jepet akses i plotë në informacione të tilla si emri, informacioni i kontaktit, preferencat e blerjeve, historia e vizitave, dhe shumë informacione të tjera.

Programi i shpërblimeve është padyshim një nga llojet më të njohura të programeve të besnikërisë që ofrojnë bizneset e sotme. Në bazë të këtij programi klientëve ju dhurohet një kupon përmes të cilit ata fitojnë një artikull më lirë ose falas ose fitojnë pikë të cilat mund të mblidhen dhe më pas të shfrytëzohen për blerje.

Programet e besnikërisë duhet të shkojnë përtej shpërblimeve dhe zbritjeve, ato duhet të zgjedhin problemet e klientëve dhe krijojnë një eksperiencë të përshtatshme për blerje. Aftësia për të forcuar këto marrëdhënie me klientët është ajo që i bën programet e besnikërisë një taktikë shumë tërheqëse për bizneset prandaj nëse keni një biznes dhe dëshironi të mbani konsumatorët tuaj është koha e përkryer për të filluar një program të besnikërisë. /Telegrafi/