Pesë mënyra si të keni sukses përmes Marketingut Digjital - Telegrafi Marketing

Pesë mënyra si të keni sukses përmes Marketingut Digjital

Fatkeqësisht shumë kompani biznesore edhe në ditët e sotme mendojnë se buxhetin e marketingut duhet ta shpenzojnë në video reklama televizive.

Por disa nga bizneset të cilat kanë hyrë në botën e marketingut dixhital dhe kanë ecur në hap me kohën kanë kuptuar se nëse e bën si duhet atëherë investimi në marketing dixhital është një hap shumë efektiv.

Më poshtë gjeni disa metoda për të avancuar pozicionin tuaj në marketingun dixhital:

Marketingu përmes përmbajtjes

Marketingu përmes përmbajtjes është një domosdoshmëri absolute nëse jeni serioz në krijimin e lidhjeve me audiencën, duke forcuar marrëdhëniet me klientët, duke rritur shitjet dhe duke rritur kompaninë tuaj. Shembull i mirë për këtë lloj të marketingut është Telegrafi, që ka arritur të jetë në të njejtin hap me bizneset më të mëdha botërore që zhvillojnë marketing përmes përmajtjes. Telegrafi ka arritur që përmes përmbajtjes së pasur të përfitojë audiencë dhe klientë besnik. Gjithashtu edhe klientët që kanë zgjedhur Telegrafin për të publikuar përmbajtjet e tyre kanë arritur sukses dhe kanë krijuar mardhënie pozitive me konsumatorë.

Një këshillë e rëndësishme në këtë fushë është se përmbajtja e asaj që shkruani duhet të jetë shumë atraktive për tu lexuar, të ketë një temë të përzgjedhur me kujdes dhe të japë mjaftueshëm informacione.


Përdorni reklama në Facebook

Një fushatë efektive e reklamimit në Facebook lejon një kompani që në mënyrë efektive të arrijë konsumatorët potencial bazuar në vendndodhjen e përdoruesve të Facebook, demografisë dhe interesave.

Facebook është një prej platformave më të përdorura në marketingun e mediave sociale ku mund të targetosh një audiencë të caktuar.

Të reklamosh në Facebook është cilësuar se është njëjtë sikur të marrësh telefonin dhe t’i shesësh drejtpërdrejt dikujt”.

Përdorni audienca të caktuara

Nëse keni një bazë të dhënash të klientëve në e-mail, mund të krijoni një audiencë të caktuar dhe t’i promovoni reklamat tuaja në Facebook tek ta.

Një fushatë reklamash në Facebook e formuluar në mënyrën e duhur dhe një targetim i zgjuar i audiencës ka shumë efekt për rritjen e brendit tuaj.

Reklama në Twitter dhe LinkedIn

Në këto dy faqe të njohura të mediave sociale, ju mund të promovoni dhe rritni komunitetin tuaj përmes përmbajtjes dhe reklamave të cilat arrijnë te konsumatorët tuaj.

Sigurohuni që përmbajtja të jetë pozitive dhe të krijojë imazh të mirë për biznesin tuaj.

Marketingu përmes emailit

Edhe pse metodë më e vjetër vazhdon të jetë një prej metodave më të përdorura dhe shumë efektive për të zhvilluar promovimin e brendit tuaj.

Marketingu përmes emailit vazhdon të ofrojë një nga mundësitë më të mira për të ndërtuar marrëdhënie me konsumatorët dhe për të rritur shitjet.

 

Marketingu dixhital duhet të jetë pjesë thelbësore e çdo biznesi në ditët e sotme. Duke punuar me profesionistët e duhur të kësaj fushe dhe me strategjinë e duhur për marketing dixhital atëherë ju jeni në rrugën e drejtë të suksesit përmes kësaj metode./Telegrafi/