Pesë libra të cilat çdo ndërmarrës duhet t’i lexojë

Ju jeni çfarë lexoni, dhe nëse qëllimi juaj është të ndërtoni një kompani masivisht të suksesshme dhe të jeni një ndërmarrës i zoti atëherë duhet të filloni të lexoni të paktën disa nga librat në listen më poshtë.

1. Arti për të fituar miq dhe pushtet nga Dale Carnegie
Ky është një nga librat më të njohur të ekspertit të famshëm të komunikimit, Dale Carnegie i ribotuar në mbi 15 milion kopje. Ky libër ju ndihmon të bëni miq me shpejtësi dhe lehtësi, të rritni ndikimin dhe popullaritetin tuaj gjithashtu ndihmon në përmisimin e aftësive tuaja.

2. Zgjoni gjigantin e brendshëm nga Anthony Robbins
“Zgjoni gjigantin e brendshëm” është një libër i cili paraqet në mënyrë të shkëlqyer  një spektër të gjerë çështjesh dhe ofron këshilla shumë të vlefshme për ngritjen e aftësive të njeriut.

3. Mendo dhe bëhu i pasur nga Napoleon Hill
Napoleon Hill në këtë libër paraqet një shtysë të shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ky libër nuk ndihmon vetëm në rrugën për t’u bërë të pasur por edhe të gjeni suksesin në të gjitha fushat e jetës.

4. Baba i pasur, baba i varfër nga Robert Kiyosaki dhe Sharon Lechter
Ky libër cilësohet si një pikë fillestare për secilin që mendon për të ardhmen e tij financiare. Janë shitur mbi 32 milionë kopje të librit, në më shumë se 51 gjuhë dhe në më shumë se 109 vende të botës.

5. Shkenca e pasurimit nga Wallace D.Wattles
“Shkenca e pasurimit” konsiderohet si libër me vlera të larta që tregon hollësisht mbi shkencën e pasurimit dhe mirëqenien e njeriut.

/Telegrafi/