Pesë gabimet që bëhen me videot e marketingut për biznese - Telegrafi Marketing

Pesë gabimet që bëhen me videot e marketingut për biznese

Marketingu i videove është në rritje dhe nëse bëhet si duhet, mund të japë rezultate të pabesueshme për bizneset. Sidoqoftë, ai kërkon planifikim të kujdesshëm. Ka shumë mjete dhe shërbime që mund t’ju ndihmojnë të krijoni dhe të ndani videot me audiencën.

Mirëpo a jeni duke bëre ndonjë nga këto gabime të zakonshme të marketingut të videos?

Postimi i videos në një vend të vetëm

Një gabim i madh bizneset bëjnë në mënyrë të vazhdueshme është postimi i videos në vetëm një vend. Kjo metodë thjesht nuk do të lejojë shtrirjen e videos më gjerësisht dhe nuk do të arrijë te audienca. Mos vendosni videon vetëm në YouTube por edhe në Facebook. Shpërndaje atë në portale dhe të gjitha platformat e tjera sociale. Nëse videoja juaj është më e shkurtër se një minutë, mund ta postoni edhe në Instagram.

Duke mos ditur audiencën tuaj

Në mënyrë që video marketing të jetë i suksesshëm, duhet ta njihni auditorin tuaj. Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është që të fillojë të krijojë video pa një informacion të mirë në interesat dhe shijet e audiencës së tyre. Provoni të mbledhin sa më shumë informacion sa i përket audiencës së targetuar që video marketingu juaj të jetë më i suksesshëm.

Mungesa e strategjisë dhe kualiteti i videos

Pa një strategji afatgjatë, një video është vetëm një video e thjeshtë. Duhet të dini pse po e bëni këtë në një mënyrë të qartë dhe koncize nëse do të jeni të suksesshëm. Konsumatorët e sotëm nuk kërkojnë video me cilësi të lartë ose profesionale. Sigurohuni që jeni duke përdorur mjete që do të japin një rezultat pozitiv dhe gjithashtu videot të kenë karakter miqësor.

Dërgimi i një mesazhi jo të qartë

Kjo vjen pas dy gabimeve të përmendura më herët: duke mos ditur publikun tuaj dhe mungesën e një strategjie. Çdo video duhet të përqendrohet në një temë, pyetje, detyrë, proces, etj. Nëse videot tuaja nuk fokusohen në diçka atëherë vështirë se do të ketë sukses.

Pse po e bëni një video të tillë

Mos harroni arsyen pse po bëni një video të tillë. Pas shikimit të videos tuaj, dëshironi që njerëzit të veprojnë në një mënyrë që do të jetë e dobishme për biznesin tuaj. Ju dëshironi që ata të pajtohen me atë që po tregoni përmes videos dhe të bindni ata që të përdorin produktet ose shërbimet tuaja. Prandaj fokusohuni në arsyen pse po e bëni atë video dhe çfarë mesazhi dëshironi të transmetoni te audienca. /Telegrafi/