Pesë gabimet e zakonshme që duhet të shmangni kur postoni në mediat sociale

Mediat sociale mund të jenë një nga kanalet më të suksesshme të marketingut, por vetëm nëse e bëni atë në mënyrën e duhur. Duke qenë vetëm aktiv  në rrjete sociale nuk mjafton, duhet të krijohet plan dhe përmbajtje adekuate për të mbajtur biznesin tuaj si atraktiv në rrjete sociale.

Për t’ju ndihmuar të krijoni përmbajtje të mediave sociale, sigurohuni që të shmangni pesë gabimet në vijim.

Përdorimi i imazheve jo reale

Platformat e mediave tuaja sociale janë një mënyrë për të tërhequr dhe lidhur me klientët potencialë dhe për të vazhduar angazhimin me klientët e mëparshëm. Përdorimi i imazheve të stoqeve dhe jo fotografive reale nga biznesi juaj mund të bëjë që përmbajtja juaj të duket jo e besueshme dhe të zhgënjejë konsumatorët. Jo çdo biznes mund të përballojë të punësojë një fotograf profesionist ose të blejë kamera digjitale të shtrenjta mirëpo një telefon i mençur dhe disa efekte të lehta janë gjithçka që ju nevojitet për të krijuar imazhe magjepsëse.

Përdorimi i tepërt i hashtags

Përdorimi i shumë hashtagëve në një post jo vetëm që e bën atë të duket negativ, por gjithashtu mund të fyejë konsumatorët. Qëllimi i mediave sociale është të rritin emrin e markës dhe më pas shitjet prandaj është mirë që hashtags të zgjedhën me zgjuarsi dhe në një numër të caktuar.

Dhënia e mendimeve personale

Mos harroni se nuk jeni i vetmi person që do të lexoni atë që postoni, prandaj nuk duhet të diskutoni gjëra të tilla si feja apo politika në mediat sociale. Të qenit i vetëdijshëm për këtë do t’ju ndihmojë të shmangni largimin e klientëve potencial ose reagime negative në media sociale. Është shumë e thjeshtë, vetëm shmangni mendimet personale që mund të shkaktojnë polemika.

Postimi i përmbajtjes me gabime gramatikore

Gabimet gramatikore janë një problem shumë më i madh se sa mendojnë shumica e njerëzve. Gabimet e thjeshta gramatikore mund të bëjnë që ju të dukeni joprofesionale në mediat sociale. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, përdorni fjalorin dhe sigurohuni që mos t’i bëni këto gabime të zakonshme gramatikore.

Postimi i përmbajtjes së parëndësishme

Një nga gabimet më të mëdha është që të postohen shumë përmbajtje të fokusuara në ngjarjet aktuale dhe jo në produkte ose shërbime të biznesit. Nëse një konsumator dëshiron të lexojë për lajme, politikë dhe sport, ata kërkojnë atë informacion nga burimet e duhura. Përveç nëse diçka lidhet drejtpërdrejt me biznesin ose industrinë tuaj, është mirë që të mos postoni në lidhje me të. /Telegrafi/