Nëntë cilësi që çdo menaxher duhet t’i ketë - Telegrafi Marketing

Nëntë cilësi që çdo menaxher duhet t’i ketë

Giuseppe aktualisht zyrtar i lartë operativ në Web Summit dhe me një përvojë të gjatë pune në Google dhe Oracle ka filluar karrierën e tij në konsulencë strategjike.

Giuseppe pohon se me kalimin e kohës në Oracle dhe Google, ka mësuar se menaxhimi i mirë i njerëzve është një nxitës kryesor i rezultateve pozitive. Sipas tij menaxherët e mirë drejtojnë njerëzit, jo numrat.


Më poshtë gjeni nëntë cilësitë më të mira të menaxherëve nga Giseppe Vitulano.

1. Ata janë modeli më i mirë i menaxherëve

Sigurohuni që menaxherët tuaj të marrin vendime, të provojnë qasje të reja dhe të tolerojnë dështimin. Menaxherët e mirë janë shumë të vetëdijshëm për sjelljet e tyre kështu që ata duhet të udhëheqin punonjësit dhe të jenë në krye të punëve.

2. Ata janë njerëz me integritet


Menaxherët e mirë janë udhëheqës dhe konsiderohen si njerëz të shquar. Një parakusht themelor për menaxherët është ndërtimi e marrëdhënieve të besueshme me të tjerët. Nëse menaxherët nuk kanë integritet, ata nuk do të kenë besimin e të tjerëve.


3. Ata janë të drejtë

Ata janë me të vërtetë të talentuar, i kushtojnë rëndësi dëgjimit aktiv dhe kuptojnë problemet e punonjësve të tyre. Menaxherët e mirë janë të sinqertë dhe nuk shtrembërojnë faktet sepse e dinë që një fitore afatshkurtër nuk është e mirë nëse rrezikojnë të humbin një nga asetet e tyre më të rëndësishme, kredibilitetin.

4. Ata janë bujarë

 

Ata janë të gatshëm kur bëhet fjalë për shpërblimin e punëtorëve, dhe e kuptojnë se lavdërimi i punëtorëve dërgon një mesazh të rëndësishëm në tërë zyrën. Neglizhenca për të lavdëruar njerëzit që e bëjnë mirë punën e tyre është një mëkat i pafalshëm për një menaxher.

5. Menaxherët mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave

 

Ata mund të dallojnë ritmin e diskutimeve në grup dhe në raste kur mungon pasioni në një diskutim, ata e dinë se si ta kthejnë harmoninë, gjithashtu në raste të konflikteve të brendshme ose përplasjeve ata dinë ta kthejnë përsëri diskutimin në çështjen e biznesit.


6. Ata mund të komunikojnë

Menaxheret e mirë provojnë të ndalojnë të gjitha pengesat për komunikim efektiv sepse e dinë rëndësinë e madhe që ka komunikimi në punë.


7. Ata e dinë kur duhet të kërkojnë falje

Menaxherët duhet të dinë se bërja e gabimeve është pjesë e jetës. Dhe në rastet kur bëhen gabime, ata nuk duhet të hezitojnë të kërkojnë falje.


8. Ata janë të shkathët

Menaxheret janë të shkathët dhe priren të reagojnë shpejtë ndaj situatave. Duke marrë parasysh  ndryshimet e shpeshta dhe dinamikën në të cilën jetojmë situatat e reja janë gjithmonë të pritshme kështu që menaxherët duhet të jenë në gjendje të reagojnë menjëherë.


9. Ata i motivojnë punëtorët

Kush e përforcon etikën e kompanisë tuaj në baza ditore dhe e mban ekipin të motivuar përballë pengesave dhe kohërave të vështira? Padyshim që menaxheri më i mirë i kompanisë tuaj.


Për më shumë bëhuni pjesë e konferencës më të madhe të teknologjisë në botë Web Summit. /Telegrafi/