Ku duhet të fokusohet buxheti për reklamim i kompanisë suaj gjatë vitit 2017? - Telegrafi Marketing

Ku duhet të fokusohet buxheti për reklamim i kompanisë suaj gjatë vitit 2017?

Vite më parë, marketingu nënkuptonte shfaqja e reklamës ne TV radio apo billborde. I gjithë buxheti shpenzohej duke promovuar posterët dhe videon në TV. Por tani, gjithçka ka ndryshuar. Ky buxhet, pavarësisht nga madhësia, duhet të jetë kryesisht i fokusuar në marketing digjital.

Por cili do të ishte buxheti i përshtatshëm për marketing digjital për vitin 2017?

Për ta pasure me të qartë se ku kompanitë botërore janë duke e fokusuar buxhetin e tyre në marketing, po ju paraqesim pasqyrën e statistikave për vitin 2016.

Marketingu digjital sot është vital për të gjitha llojet e bizneseve. Pavarësisht se email marketing është ndër format më të vjetra të marketingut digjital, kompanitë vazhdojnë të investojnë në këtë platformë duke e radhitur atë ne pozitën e parë. Në të dytën ndodhen rrjetet sociale dhe në të tretën banerët në portale.

Pasi që ende jemi në fillim të vitit 2017, çfarëdo vendime që merrni në lidhje me biznesin tuaj, duhet që t’i keni parasysh këto tri pika:

– Në total, buxheti për marketing është në rritje e sipër
– Shpenzimet e marketingut janë duke kaluar nga marketingu tradicional në atë digjital
– Orientimi juaj duhet të jetë kryesisht në email marketing, rrjete sociale dhe banera në portale dhe native ad.

Shërbimet të cilat janë cekur në grafikonin më lartë, që kanë ndikim tek konsumatorët, njëherit edhe investimi në këto shërbime është në rritje – reklamimi përmes banerëve, artikuj të sponsorizuar (PR), native ad – ju mund t’i gjeni në mesin e shërbimeve në platformën tonë për reklamim.