Katër mënyra për të tejkaluar situatat e sikletshme pas konfrontimeve në vendin e punës - Telegrafi Marketing

Katër mënyra për të tejkaluar situatat e sikletshme pas konfrontimeve në vendin e punës

Pothuajse çdokujt i ka ndodhur që ta gjejë veten në mes të një “zënke” me një prej kolegëve ose shefin. Humbja e kontrollit në vendin e punës mund të dëmtojë seriozisht karrierën tuaj. Largimi i stresit dhe ndjenjës jo të mirë pas një konfrontimi ose debati të nxehtë në ambientin e punës kërkon fokus dhe vetëpërmbajtje. Të mësuarit se si të rimarrësh vetëpërmbajtjen është më shumë se zhvillim personal.

Më poshtë gjeni katër mënyra se si të kontrolloni veten në rastet pas konfrontimeve në vendin e punës.

Largohuni nga vendi i ngjarjes

Kjo taktikë mund të ndihmojë në balancimin e mjedisit të përgjithshëm të punës dhe është një prej metodave më të vjetra të qetësimit. Gjithashtu para se të largoheni nga vendi, flisni me qetësi dhe qartë që personi tjetër të dijë se po e largoni veten nga situata.

Qetësoni mendjen tuaj

Pasi të largoheni nga një argument është shumë e rëndësishme që të qetësoni mendjen tuaj. Një shëtitje e shkurtë ose pak ajër i pastër do t’ju bënte shumë mirë. Gjithashtu mund të dëgjoni muzikë dhe të mos komunikoni me askënd për pak minuta.

Bëni një detyrë tjetër

Ndonjëherë, një përpjekje rreth një detyrë të re është mënyra më e mirë për të qetësuar mendjen. Ju mund të shfrytëzoni rastin të qetësoni nervat tuaja duke punuar fuqishëm për të arritur një qëllim në punë. Në fakt, është vërtetuar se nivelet e larta të stresit ndonjëherë mund t’ju bëjnë të punoni në mënyrë më efikase.

Bëni ndryshime

Pas një “zënke”, shumica e njerëzve mendojnë për veten e tyre si viktima dhe përceptojnë individin tjetër si krijues të debatit.  Kërkoni falje për rolin tuaj në atë argument, përpiquni të tregoni ndjeshmëri dhe filloni procesin për të korrigjuar marrëdhëniet me personin tjetër. /Telegrafi/