Katër mënyra për të krijuar marrëdhënie më miqësore me punonjësit tuaj - Telegrafi Marketing

Katër mënyra për të krijuar marrëdhënie më miqësore me punonjësit tuaj

Punonjësit e ditëve të sotme kujdesen për më shumë se vetëm paratë e fituara nga paga e tyre. Ambienti i punës, marrëdhëniet me punëdhënës dhe kolegë, trajtimi dhe mirëqenia e tyre kanë shumë rëndësi për ta. Për këtë arsye, shumë kompani po bëjnë hapa të mëdhenj për të krijuar marrëdhënie sa më pozitive dhe miqësore me ekipin e tyre.

Më poshtë gjeni disa metoda të cilat ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet me punonjësit tuaj.

Një marrëdhënie e vërtetë punonjës / punëdhënës

Punonjësit tuaj të talentuar nuk do të tolerojnë një marrëdhënie jo të mirë pune. Kompanitë që nxisin një qëndrim të  tillë si “ju duhet të jeni të nderuar të punoni këtu” janë të zhytur në të kaluarën dhe aspak bashkëkohorë. Punonjësi i ditëve të sotme dëshiron të ndjehet i çmuar, i respektuar dhe i vlerësuar, pavarësisht nga pozita e tij në punë.

Një mjedis efikas dhe produktiv

Për të krijuar një vend pune miqësor për punëtorët, kompanitë duhet të investojnë kohë dhe burime për të krijuar një ambient pozitiv. Është e rëndësishme që zyrat dhe teknologjia e punës të jenë të dizajnuara për të inkurajuar angazhimin dhe produktivitetin e punonjësve.

Kultura e kompanisë

Shumë here kemi dëgjuar të flitet për kulturën e kompanisë. Për fat të keq këto biseda zakonisht kanë shumë pak kuptim në botën reale. Kompanitë që janë më të vërtetë miqësore me punonjësit e tyre, kanë një kulturë dhe një sërë vlerash të cilat pasqyrojnë mirëqenien e punëtorëve me atë të kompanisë. Në të mirë të saj, kultura e një kompanie ndihmon në krijimin e një mjedisi të veçantë që nxit produktivitetin, inovacionin dhe vullnetin e mirë.

Një hierarki e thjeshtë
Shumë kompani moderne po ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj punonjësve. Sjelljet arrogante dhe ngritja e tonit të zërit vetëm për shkak se punonjësit janë të rinj ose në një pozitë më të ulët, duhet të jetë një sjellje e lënë pas. Punëtorët tani duhet të trajtohen mirë dhe në përputhje me rrethanat por në asnjë në mënyrë arrogante. /Telegrafi/