Katër mënyra për të krijuar konsumatorë besnikë - Telegrafi Marketing

Katër mënyra për të krijuar konsumatorë besnikë

Pa marrë parasysh madhësinë e biznesit, besnikëria e klientëve është tepër e rëndësishmeKonsumatorët besnikë shpenzojnë deri në 67 për qind më shumë se klientët e rinj. Gjithashtu është deri në dhjetë herë më shtrenjtë që kompania të përpiqet të tërheqë konsumatorë të rinj sesa të mbajë ato që tashmë janë konsumatorë besnikë.

 Nëse jeni duke kërkuar mënyra reale për të krijuar dhe mbajtur besnikërinë e klientit, merrni parasysh zbatimin e disa prej këtyre strategjive.

 Vendosni mënyra për të komunikuar me klientët tuaj

 Komunikimi i shpeshtë me klientët tuaj ju mban të freskët në mendjen e tyre dhe ju lejon t’i informoni ata me ofertat dhe informacione të rëndësishme. Merrni një bazë të dhënash me informacionet e kontaktit të konsumatorëve të tilla si adresat e postës elektronike, adresat postare ose numrat e telefonit. Pastaj mund të dërgoni përkujtesa miqësore të personalizuara ose urime për ditëlindje. Mediat sociale janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të komunikuar me klientët tuaj.

 Siguroni përfitime shtesë për klientët besnikë

Një nga mënyrat më të mira dhe ndoshta një nga mënyrat më të lira për të shpërblyer besnikërinë e klientit është të jepni përfitime shtesë klientëve tuaj më të besueshëm. Duke krijuar një sistem shpërblimi për më besnikët, ju jo vetëm që i inkurajoni ata që të qëndrojnë në biznesin tuaj, por gjithashtu ju jepni një nxitje për klientët e tjerë që të përpiqen për të arritur këtë status.

 Ofroni shërbimin e shkëlqyer konsumatorëve

 Shërbimi për klientë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Konsumatorët mbajnë në mend kur trajtohen dhe kur trajtohen keq. Në secilin rast, zakonisht ju tregojnë miqve dhe familjes së tyre dhe nëse klientët janë të lumtur me shërbimin tuaj kjo nënkupton më shumë konsumatorë për ju.

 Mos harroni të buzëqeshni

 Sipas një studimi, blerësit të cilët i përshëndetin me një mirëseardhje dhe një buzëqeshje klientët ndikojnë në shumën që ata konsumatorë shpenzojnë. Konsumatorët të cilët priten me buzëqeshje dhe mirësjellje ka mundësi të shpenzojnë mbi 50% më shumë se blerësit të cilët nuk u përshëndeten në këtë mënyrë. Edhe pse duket sikur një detaj i vogël, një përshëndetje miqësore ka rëndësi dhe ndikim të madh. Në klimën e sotme të biznesit, është e pamundur të theksohet se sa e rëndësishme është besnikëria e klientit.

 

Këto këshilla do tju ndihmojnë të krijoni klientë besnikë, të cilët do të jenë të lumtur të frekuentojnë biznesin tuaj.