Katër mënyra për të gjetur punën tuaj të ëndrrave - Telegrafi Marketing

Katër mënyra për të gjetur punën tuaj të ëndrrave

Kërkimi efektiv i punës dhe gjenerimi i interesave të punëdhënësve kërkon mendim kritik, hulumtim të vazhdueshëm dhe strategji të kujdesshme.  Për të ndihmuar kërkimin tuaj të punës dhe për të arritur në rrugën e dëshiruar të karrierës tuaj, ju duhet të merrni parasysh katër hapat e cekur më poshtë.

Caktoni kriteret tuaja të kërkimit të punës

Përcaktoni pesë prioritetet tuaja të para. Këto prioritete mund të jenë kultura e kompanisë, rroga apo pozicioni i veçantë i punës. Nëse e kuptoni se çfarë ju motivon si një punonjës, do të jetë më e lehtë të targetoni aplikacionet tuaja me qëllim që të përputhen me aftësitë dhe ambiciet tuaja.

Krijoni një listë të vendeve të punës që plotësojnë kriteret tuaja

Pasi të jeni në gjendje të artikuloni atë që kërkoni në një punë, përdorni këtë kriter për t’ju udhëhequr në kërkimin tuaj. Krijoni një listë në të cilën mund të ruani punët në të cilat dëshironi të aplikoni dhe informacionet rreth asaj kompanie.

Lexoni përshkrimin e punës në tërësi

Leximi i përshkrimit të punës mund të marrë kohë mirëpo do të ju ndihmojë të mos aplikoni në punë për të cilat ju mund të jeni një kandidat i pamundur. Gjithashtu sigurohuni që të aplikoni vetëm në punët të cilat jeni të sigurt që mund t’i kryeni dhe jeni të kualifikuar.

Krijoni CV-në dhe letrën tuaj të motivimit

Letra e motivimit ju mundëson të klasifikoni punën dhe punëdhënësin në një mënyrë shumë specifike dhe CV-ja shpalosë të gjitha njohuritë dhe arritjet tuaja të cilat janë shumë të rëndësishme kur aplikoni për një punë. /Telegrafi/