Fuqia e tregimit të historive, metoda më efikave e shitjes (Storytelling) - Telegrafi Marketing

Fuqia e tregimit të historive, metoda më efikave e shitjes (Storytelling)

A dëshironi të dini metodën më të mirë për shitje të produkteve dhe shërbimeve tuaja?

Njerëzit e suksesshem që mund të udhëheqin dhe të frymëzojnë të tjerët shpesh janë aq bindës për shkak të origjinalitetit të tyre gjatë fjalimeve ose tregimit të historive. Tregimi i storieve është mjeti më i fuqishëm nga të gjitha metodat e shitjes.

Përmes tregimit të storieve konsumatori  dallon ofertën tuaj të produktit nga konkurrentët tuaj dhe e bën atë më të paharrueshëm. Tregimi i storieve ndërton marrëdhënie dhe frymëzon audiencën, klientët dhe palët e interesuara për të marrë vendime.

Por, kur duhet të tregoni histori në procesin e shitjes dhe si duhet t’u tregoni konsumatorëve ato storie?  Le të fillojmë me mënyrën se si të mos e fillojmë një histori.

Mos kërkoni falje dhe mos kërkoni leje për të treguar një histori

Shumë njerëz nuk dinë të fillojnë të tregojnë një histori, sidomos në punë. Ata fillojnë duke thënë gjëra të tilla si: “Më vjen keq, por a mund t’ju tregoj një histori?” Ose “Unë premtoj se do të jetë vërtet e shpejtë”, sikur po kërkoni falje ose jeni duke bërë diçka të gabuar. Kur të filloni një histori në këtë mënyrë, mesazhi që do të komunikoni është “kjo histori nuk është e rëndësishme” atëherë, pse duhet të dëgjojë audienca juaj? Nëse nuk mendoni se historia juaj është aq e rëndësishme, mos e tregoni fare atë.  Nëse konsideroni se ia vlen koha e konsumatorit tuaj, atëherë mos kërkoni falje, vetëm filloni me tregimin tuaj.

Mos e përmendni fjalën “storie”

Kur të filloni të tregoni një storie ose histori mos përmendni asnjërën nga këto fjalë por thjeshtë filloni të tregoni. Shumë njerëz në një mjedis pune kanë një reagim negativ ndaj fjalës “histori”, duke e shoqëruar atë me të qenit joprofesional ose joefikas. Mos e irritoni audiencën tuaj duke thënë gjëra të tilla si “Më lejoni të filloj prezantimin e sotëm me një histori”. Nëse tregoni diçka drejtpërdrejtë ose në mënyrë të shkruar te audienca juaj, sigurohuni që të ketë një mesazh pozitiv dhe të jetë inspiruese.

Mos e leni storien tuaj pa përfundim

Një arsye kryesore pse tregimet i bëjnë njerëzit t’i kushtojnë atyre vëmendje është faktori i mesazhit që përcjellë ajo histori. Mos e zbuloni fundin e tregimit gjatë kohës kur tregohet historia dhe lërini konsumatorët pezull për të menduar çfare do të ndodhë më pas.

Njohja kur dhe si të tregosh historitë është një aftësi e fuqishme që menjëherë do të rrisë efektivitetin tuaj në shitje./Telegrafi/