Fjalimet më motivuese rreth suksesit nga TED

Pse puna nuk ndodh në punë nga Jason Fried

Jason Fried ka një teori radikale të punës dhe sipas tij zyra nuk është një vend i mirë për ta bërë këtë. Në fjalimin e tij, ai parashtron problemet kryesore dhe ofron sugjerime për punën.

Kur puna bëhet shumë komplekse, 6 rregullat për të thjeshtësuar nga Yves Morieux

Pse njerëzit ndihen kaq të mjerë dhe të çorientuar në punë? Për shkak se bizneset e sotme janë gjithnjë e më shumë komplekse dhe shtyllat tradicionale të menaxhimit janë të vjetëruara, thotë Yves Morieux.

Gjithçka që ju duhet është 10 minuta pushim  nga Andy Puddicombe

Kur është hera e fundit që nuk keni bërë asgjë për 10 minuta të tëra? Rifreskoni mendjen tuaj për 10 minuta në ditë, thjesht duke qenë të ndërgjegjshëm dhe duke përjetuar momentin pa rrjete sociale, pa folur dhe pa menduar.

Tetë sekretet e suksesit nga Richard St. John

Pse njerëzit kanë sukses? A është sepse ata janë të mençur apo ato janë vetëm me fat? Richard St. John, analist i suksesit, një sipërmarrës dhe autori i librit “Tetë tiparet që personat e suksesshëm kanë të përbashkëta”, tregon mbi sekretet e vërteta të suksesit.

Enigma e motivimit nga Dan Pink

Analisti i karrierës, Dan Pink, shqyrton enigmën e motivimit, duke filluar me një fakt që shkencëtarët shoqëror e njohin, por shumica e menaxherëve nuk e praktikojnë. Për më shumë shikoni videon. /Telegrafi/