Çfarë do të bënit sikur t’i kishit vetëm 100 Euro për t’i shpenzuar në marketing? - Telegrafi Marketing

Çfarë do të bënit sikur t’i kishit vetëm 100 Euro për t’i shpenzuar në marketing?

Shpesh kemi raste kur biznese të vogla apo edhe të mesme vijnë tek ne dhe na pyesin se “sa mund të reklamojmë në portalin Telegrafi më vetëm 100 Euro buxhet?”

Para se të vendosni se me çfarë buxheti dëshironi të reklamoni, apo edhe në qoftë se i posedoni paratë për reklamim, është mirë që të keni një plan strategjik të kampanjës suaj.

Filloni me qëllimin tuaj, cili është qëllimi juaj? E dimë që dëshironi ta rrisni shitjen, por a dëshironi ta rrisni shitjen tek konsumatorët aktual? Ta zgjeroni shitjen tek konsumatorët potencial? Të lansoni produkt të ri për konsumatorë të ri? Si dëshiron ta shpenzoni buxhetin e marketingut? Përmes cilit kanal të komunikimit? A mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur që ta arrini qëllimin tuaj?

Ta zëmë se ju posedoni ordinancë stomatologjike, dhe pak a shumë ju e njihni klintelën tuaj. Në anën tjetër, ne mund të ju informojmë më shumë në lidhje me strukturën e vizitorëve të Telegrafit, dhe me qenë se ne gjithashtu kemi rubrikën për Shëndetësi, ku vizitorë të kësaj rubrike janë persona të cilët kanë nevojë për ndihmë shëndetësore apo edhe kanë nevojë që të informohen si dhe ku mund të kujdesen për shëndetin e tyre, atëherë ne do të ju rekomandonim që reklama juaj të pozicionohet pikërisht në këtë rubrikë. Gjithashtu, reklamimi në rubrika përkatëse e ka koston më të vogël në krahasim me reklamimin në ballinë, dhe më qenë se buxheti juaj është i limituar, përkatësisht i vogël, ne do të mundohemi që të nxjerrim më të mirën ofertë për buxhetin aktual.

Gjatë kampanjës, ju do të keni mundësi që ta përcillni ecurinë e kampanjës, të merrni statistika në kohë reale dhe në fund do ta bëni llogarinë në qoftë se kampanja ka qenë e suksesshme apo jo!? E ka rritur numrin e klientëve apo jo!? Është rritur brendi juaj apo jo!? Këto janë vetëm disa nga indikatorët të cilët mund t’i keni parasysh për ta matur suksesin e një kampanje.

Telegrafi.com është portali më i vizituar online dhe ne ofrojmë një gamë të madhe të shërbimeve dhe produkteve përmes së cilave ju mund të arrini më lehtë dhe më shpejtë në realizimin e qëllimeve tuaja. Për çdo kërkesë që keni në lidhje me kampanjën tuaj, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi ynë i marketingut është i gatshëm që të ju asistojë në çdo kohë.