Bizneset më fitimprurëse që mund të filloni në 2017 - Telegrafi Marketing

Bizneset më fitimprurëse që mund të filloni në 2017

Jeni duke menduar për të filluar një biznesi të ri, por nuk keni vendosur akoma ku të fokusoheni?. Duke analizuar marzhën neto të fitimit të kompanive gjatë 12 muajve të fundit, disa nga industritë e bizneseve të vogla dhe të mesme është konstatuar se më fitimprurëse kanë dalë të jenë:

Kontabilist

Për të dytin vit radhazi, shërbimet e kontabilitetit dhe taksave marrin trofeun për industrinë më fitimprurëse. Financat janë pjesë e jetës së secilit, kështu që këtu është një industri që do të mbetet gjithmonë e rëndësishme. Përveç kësaj këto lloje të bizneseve nuk kanë nevojë të blejnë ose mbajnë ndonjë pajisje të shtrenjtë, kështu që kanë pak shpenzime.

Agjension për patundshmëri

Blerja e tokës mund të jetë e kushtueshme në fillim, mirëpo dhënia me qira e saj njerëzve ose kompanive ka përfitime të mëdha dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë fitime të mëdha  sidomos gjatë kësaj kohe kur shumë njerëz preferojnë të marrin me qera në vend të blerjes.

Shërbime ligjore

Njëjtë si kontabiliteti dhe taksat, kjo është një industri tjetër që kërkon trajnime dhe certifikime të specializuara mirëpo qëndron si një nga bizneset shumë fitimprurëse.

Menaxhimi i kompanive dhe ndërmarrjeve

Krijimi i një biznesi të vogël i cili ndihmon bizneset e tjera për të ndikuar në vendimet e menaxhimit dhe strategjitë organizative është gjithmonë një ide e mirë.

Ordinancë Stomatologjike

Industria e dhëmbëve vazhdon të jetë një nga më fitimprurëset nga bizneset e vogla. Edhe pse shpenzimet e përgjithshme mund të jenë të larta, këto zyra arrijnë të kenë fitime të mirë, sepse ato kanë punë vazhdimisht dhe ka mundësi që investimi të kthehet për një kohë të shkurtë.

Ordinanca të shëndetësisë

Trapistë, psikologë ose pediatri – një komunitet gjithmonë ka nevojë për ordinanca dhe doktorë në dispozicion të ofrimit të shërbimeve mjekësore.

Organizata fetare

Këto organizata kanë nevojë për para, dhe zakonisht kanë tendencë të fitojnë shumë shpejtë. Megjithatë, ndryshe nga shumica e bizneseve, në vend të fitimeve që u shkojnë aksionarëve, ato kthehen në organizata për të çuar më tej misionet e tyre dhe për të arritur qëllimet.

Servis i veturave

Dëmtimi i automjeteve është i pashmangshëm, po ashtu edhe servisimi i tyre. Për këtë arsye hapja e një biznesi për servisimin e veturave është një zgjedhje e mirë dhe llogaritet si mjaftë fitimprurëse dhe stabile./Telegrafi/