15 fakte interesante rreth "Black Friday" - Telegrafi Marketing

15 fakte interesante rreth “Black Friday”

Black Friday është dita më e madhe e blerjeve të vitit. Që nga viti 1932, ajo është konsideruar si fillimi i periudhës së blerjeve të Krishtlindjeve në SHBA dhe pastaj në shumë vende të tjera të botës. Shumica e bizneseve të mëdha në këtë ditë ofrojnë zbritje promocionale.

Më poshtë gjeni disa fakte interesante rreth “Black Friday”.

1. Termi “Black Friday” i referohej rënies drastike së tregut të aksioneve në vitet 1800.

2. Që nga viti 2005 “Black Friday” ka qenë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit.

3. Ka pasur njoftime të shumta për dhunën që ndodh ndërmjet blerësve gjatë blerjeve në “Black Friday”.

4. Që nga viti 2006, janë raportuar 7 vdekje dhe 98 plagosje në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

5. Që nga viti 2013 blerjet në internet janë rritur deri në 25% gjatë ditës së falënderimeve dhe “Black Friday”.

6. Në shumë vende punonjësit protestojnë për arsye se nuk kanë pushim dhe duhet të punojnë në Ditën e Falënderimeve.

7. Blerësit amerikanë shpenzuan 59.1 miliardë dollar gjatë vitit 2012.

8. Një turmë e blerësve pothuajse kanë shtypur për vdekje një punonjës të Walmart derisa po hynin brenda dyqanit për të bërë blerje gjatë Black Friday.

9. Në Amerikë më shumë njerëz planifikojnë të bëjnë blerje gjatë “Black Friday” se sa të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

10. Më shumë se 30% e amerikanëve blejnë gjatë “Black Friday”. Gjatë vitit të kaluar rreth 102 milion njerëz ishin pjesë e blerjeve të kësaj dite.

11. Prodhuesit krijojnë artikuj me cilësi të ulët vetëm për këtë ditë.

12. Gjatë vitit 2015 shuma mesatare e shpenzuar për person gjatë fundjavës së Black Friday është  299.60 dollarë.

13. Sipas tendencave të Google, kërkuesit online fillojnë të shikojnë rreth Black Friday prej datës 14 tetor.

14. Sipas fakteve 18-29 vjeçarët kanë më shumë gjasa të blejnë gjatë Black Friday se çdo moshë tjetër.

15. Veshjet janë kategoria më e kërkuar gjatë kësaj periudhe të zbritjeve./Telegrafi/