Kontakti

marketing@telegrafi.com 038-224-093 Rr. Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë

Produktet tona e fuqizojnë brendin tuaj

Pse të reklamoni në Telegrafi.com

Sot, reklamimi është dinamik më shumë se kurr më parë. Për biznesin tuaj më nuk mjafton vetëm prezenca në internet. Zhvillimi i platformave të shumta për komunikim ka bërë që komunikimi me konsumatorët tuaj dhe ata potencial të jetë më kompleks. Të gjitha këto, në të njëjtën kohë kanë bërë që ne të lansojmë produkte të reja të cilat do ta lehtësojnë jetën tuaj. Do ta ndihmojnë dhe do ta ngrisin në nivel më të lartë brendin tuaj. Ne bizneseve nuk ju ofrojmë vetëm hapësira reklamuese, por edhe të dhëna, statistika të cilat do të ju ndihmojnë që t’i arrini objektivat tuaja, të krijoni raporte dhe ndërveprim më të afërt me klientët tuaj. Gjithmonë kemi qenë dhe jemi lider në këtë industri.

Kontaktoni Tani
Klientët

Reklamimi në Mobile

Një fjalë: E ardhmja. Nëse reklamimi në mobile nuk është i përfshirë në planet tuaja të marketingut, ju nuk jeni duke shikuar kah e ardhmja. Afër 80% e vizitave ditore sot në Telegrafi vijnë nga pajisjet mobile dhe ne kemi produkte të dizajnuara veçanërisht për këtë platformë të cilat e japin rezultatin e pritur. Pajisjet mobile janë gjithë kohën në lëvizje, ashtu siç është edhe brendi juaj.

42
Milionë Faqe të shfletuara
Lexo më shumë

Reklamimi në Desktop

Pavarësisht që afër 80% e vizitave vijnë nga pajisjet mobile, kjo nuk mund ta anashkalojë vlerën dhe efektin e reklamave në desktop. Ju, gjithsesi duhet të jeni prezent edhe me reklama në desktop. Reklama juaj duhet t’i shfaqet vizitorëve të cilët vijnë nga kompjuteri. Me kalimin e kohës, përmes të dhënave të cilat ne do të ja ofrojmë juve, ju do të keni një pasqyrë më të mirë për prezencën e klintelës suaj në internet. Atëherë edhe mund ta orientoni fokusin tuaj - më shumë desktop apo mobile.

21
Milionë Faqe të shfletuara
Lexo më shumë

Native Ad

Native Ad është forme e reklamimit e cila është në harmoni me stilin, dizajnin dhe formatin e webfaqës. Për dallim prej banerëve, Native Ad duket si një lajm i zakonshëm i cili nuk e shpërqëndron lexuesin dhe në të njejtën kohë ofron informatë të ngjajshme me lajmet tjera, e cila mund të jetë në dobi të lexuesit.

55
Milionë Shfaqje në muaj
Lexo më shumë

Artikulli Sponsorizuar

Shpesh, mesazhi i kampanjes nuk mund të pëfshihet vetëm në një baner. Por ju duhet të siguroheni që mesazhi juaj është transmetuar qartë deri në fund. Për ta bërë këtë, ju duhet hapsirë më e madhe se sa baneri. Këtu më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar i cili do të publikohet në portal dhe mijëra konsumatorë potencial do ta marrin mesazhin tuaj.

32
Milionë Artikuj të lexuar
Lexo më shumë